Categorized | Lajme vendore

Zëvendës shefi i OSBE- së në Beograd, Tomas Mur, vizitoi komunën e Bujanocit

Zëvendës shefi i OSBE- së në Beograd, Tomas Mur, vizitoi komunën e Bujanocit

Zëvendës shefi i OSBE- së në Beograd, Tomas Mur, vizitoi komunën e Bujanocit

Zëvendës shefi i OSBE- së në Beograd, Tomas Mur, qëndroi në Komunën e Bujanocit ku u takua me deputetin popullor Riza Halimin dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberin. Gjatë takimit të sotëm prezent ishte edhe koordinatori i Zyrës së OSBE- së për Jug të Serbisë, Jeruen Devriz. Temë qendrore e takimit të sotëm ishte formimi i Këshillit Nacional që delegacioni në fjalë është njoftuar me aktivitetet që po zhvillohen në terren rreth formimit të këtij këshilli kombëtar.

Pas këtij takimi zëvendësshefi i OSBE- së Tomas Mur theksoi se me zgjedhjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar nëpërmjet zgjedhjeve të drejtë përdrejta bashkësia shqiptare do të mundësoj fonde të shumta nga fondet qendrore në Beograd. Në fund zoti Mur potencoi se OSBE e përkrah këtë aktivitet si dhe përkrah qytetarët në të gjitha proceset. Ndërkaq, deputeti popullor Riza Halimi, njëherit edhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik theksoi se e njoftuam zëvendësshefin e OSBE- së zotin Mur me aktivitet që po zhvillohen rreth formimit të Këshillit Nacional . Po ashtu zoti Halimi deklaroi se gjatë takimit të sotëm zoti Mur është njoftuar se deri në këto momente janë siguruar gjysma së nënshkrimeve të parapara me ligj. Sipas fjalëve të deputetit deri në ditën e djeshme në komunën e Preshevës janë siguruar 6 mijë nënshkrime, në Bujanoc mbi 7 mijë dhe në komunën e Medvegjës 450 nënshkrime. Edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, shprehet se delegacioni në fjalë gjatë takimit të sotëm dha përkrahjen për themelimin e Këshillit Nacional e në veçanti përkrah formën e zgjedhjeve të drejtpërdrejta. Delegacioni në fjalë pas përfundimit të këtij takimi vizitoi edhe zyrën komunale për azhurnimin e listave zgjedhore. Vizata e zëvendësshefit të OSBE- së në Beograd vazhdoi edhe me kryetarin e Kuvendit të komunës së Bujanocit Jonuz Musliu njëherit edhe kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik në Bujanoc.visitausb

This post was written by:

Visar Nuhiu - who has written 767 posts on www.Bujanoci.Net – Te gjithëve na bashkon.


Contact the author

Comments are closed.

Forum

Radio Bujanoci.Net

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930