Kategorizuar | Opinione / Reportazhe

BALLKANI DHE GJEOPOLITIKA NE BALLKAN!

BALLKANI DHE GJEOPOLITIKA NE BALLKAN!
“Shqiptarët duhet të jenë komb ballancues në Ballkan!”, ishte njëra nga deklaratat e shumta të ish Presidentit të SHBA-ve-BUSH, më 10 qershor 2007 në Tiranë.

ballkaniDhe, për të qenë shqiptarët komb ballancues në Ballkan, komb-shteti shqiptar do të duhet të jetë po aq sa edhe janë komb-shteti serb, komb-shteti bullgar dhe komb-shteti grek, gjë kjo që nënkupton ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të trojëve të tyre në një komb-shtet të vetëm, me emrin Shqipëri.

“Pavarësia e Kosovës ishte minimumi i mundshëm!” , ishte deklarata e Zëvendës Prisidentit (akual) të SHBA-ve-BEIDEN, vitin e kaluar në Prishtinë, deklarata kjo që ridëshmon vazhdimësinë gjeopolitikës së SHBA-ve në Ballkan, që gjithashtu flet edhe për përplasjet e kreatorëve të gjeopolitikave në Ballkan, dhe mbi të gjitha të Parimit Willsonian të të drejtës së popujve për vetëvendosje, të mbrojtur nga SHBA, dhe të Parimit të OSBE për mosndryshim të kufinjëve më dhunë, të mbrojtur (me fanatizëm) nga BE dhe nga Rusia.

DEJTONI DHE BALLKANI!
“Lejohet shpërbërja e RSFJ, por nuk lejohet ndryshimet i kufijëve të republikave të RSFJ-së!”. Ishte ky vendimi që ndëpreu luftën në Bosnjë -Hercegovinë dhe Bosnjë-Hercegovina u bë një konfederatë midis Republikës Boshnjako-Kroate dhe Republikës Srbska, veprim ky që në vitin 2000, parandaloi edhe ribashkimin e Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) me Republikën e Kosovës dhe edhe ndarjën e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në vitin 2001.

SHKËPUTJA E REPUBLIKËS SRBSKA DHE RIKONFIGURIMI I KUFINJËVE TË BALLKANIT!
Kohëve të fundit ka filluar të flitet për ndarjën e Republikës Srbska, përmes një referendumi, nga Konfederata e Bosnjë-Hercegovinës, gjë kjo që në vazhdimësi do të sjellë edhe rënien për tokë të Marrëveshjës së Dejtonit dhe rikonfigurimin e kufinjëve të Ballkanit, si dhe edhe zbatimin e Parimit Wilsonian të vetëvendosjës.

Përfundimisht Ballkani, përmes krijimit të komb-shteteve etnike, nga një “fuçi baroti”, do të shëdrrohet në një oazë paqe dhe stabiliteti, paqë dhe stabilitet ky që do të rrezatojnë edhe në gjithë Bashkimin Evropian (BE); prandaj, edhe gjykoj se, më shumë se askush tjetër, shtetet e BE-së do të duhet të jenë edhe më të vendosur për rikonfigurimin e kufinjëve të Ballkanit.

SHQIPTARËT DHE BALLKANI!
Shqipëria është i vetmi shtet që, nga të gjitha anët e saj, kofizohet me popullin dhe me trojet e saj etnike. Rikonfigurimi i kufijëve të Ballkanit do të duhet të sjellë edhe ribashkimin e shqiptarëve dhe të trojëve të tyre etnike në një komb-shtet, me emrin Shqipëri; prandaj, edhe ne shqiptarët, tani e në të ardhëmen do të duhet të punojmë e të veprojmë në formë më të organizuar; sepse , për sa kohë ne shqiptarët do të vazhdojmë të sillemi si deri më tani, të ndarë në qindra parti dhe në mijëra shoqata, konsideroj se, gjatë këtij rikonfigurimi të kufijëve në Ballkan, rrezikojmë që të humbasim shumë territore të Shqipërisë Etnike; prandaj edhe duhet që të bashkohemi rreth FDBK.

Tiranë, më 31 janar 2010.

One Response to “BALLKANI DHE GJEOPOLITIKA NE BALLKAN!”

  1. ledioni thotë:

    bravo radio bujanofci pershendetje nga shteti juaj kosova… mpuq troje shqiptare ne kosoven lindore…

Trackbacks/Pingbacks


Radio Bujanoci.Net

Gallery

lagje-e-romeve qendra_e_bujanocit bujanoc_nxensit shkolla_serbe_ne_bujanoc

Arkiva e lajmeve

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930