KUSH PO MENDON TA DETYROJË KOSOVËN QË TË KËMBEJË TERRITORE SHQIPTARE ME TERRITORE SHQIPTARE, QË KURRË NUK KANË QENË TË SERBISË?
Është e pa besueshme se si ka ende njerëz aq injorant që mendojnë se Shqiptarët ka mundësi për t’i mashtruar. Shqiptarët janë vërtetë një populli i vogël dhe i copëtuar e i ndarë ne 6 shtete, kundër dëshirës së vet dhe me përdorimin e dhunës të fqinjëve shovinist sllavo-grek të përkrahur nga aleatët e tyre në qarqet reaksionare te Evropës së vjetër: Por, shqiptarët nuk mund të bëhen plaçkë e tregut nga askush dhe kjo të behet me pajtimin e tyre! Me dhunë po, por jo me dëshirën tonë! Ajo që merret me dhunë herë do kurdo do t’i kthehet pronarit! O me hatër o me zor!
Pasi sot e kemi një udhëheqje të korruptuar që të huajt ua mbajnë këmbën ne qafë dhe i detyrojnë të nënshkruajnë çfarë të ju teket, munden edhe një kohë të luajnë me ne. Por, jo gjithmon! Se edhe kjo do ta ketë një fund të vetin. Ata që mendojnë se mund ta detyrojnë Kosovën të këmben territore shqiptare me territore shqiptare, që kurrë nuk kanë qenë të Serbisë, ose janë injorantë, ose janë te shitur te Serbia! Pavarësisht a janë të huaj a vendorë.
Është një fshat që edhe sot quhet KUFI në Malin e Zi ku është dhe ku fillon kufiri verior shqiptar dhe ai në vij ajrore lindore del te Nishi dhe përfundon me kufirin Bullgar. Ky kufi po shtyhet në drejtim të jugut që nga 1878 qe disa herë! Tani atë po duan të vendosin në lumin Ibër. Në territoret etnike shqiptare u shtrinë me dhunë Serbia, Mali i zi, Greqia dhe nga 1945 edhe Maqedonia sllave.
Nëse vazhdon kështu ata po duan të na hedhin në det! Derisa territori ynë etnik po rrudhet, populli ynë po rritet dhe kjo ka me përfunduar:
1. Ose me luftë qytetare mes shqiptarëve për shkak të mungesës së hapësirës;
2. Ose luftë për kthimin e territoreve etnike me fqinjët;
3. Ose dyndje të shqiptarëve në vendet e Evropës si popull endacak i pa komb dhe i pa atdhe – si cergashë modernë.
Armëpushimi i 1999 nuk mund të shtyhet pa fund. Lufta duhet të përfundojë me fitoren e lirisë. Mbani mend! Anglia i ka mbrojt Folklandet 3000 mile larg prej Britanisë të Madhe, se janë të tyre. Në atë kohë PARLAMENTIT të Anglisë, britanikët ia kanë vënë drynin. Se kur një vend është ne gjendje lufte nuk ka kohe për pallavra partiake. Ato mund të vijnë kur të lirohet e bashkohet vendi. Nuk ka parti pa liri! Ndërsa në territoret tona i kemi te dera e shtëpisë, dhe ose do t’ju dalim zot, ose do t’i humbim edhe këto që i kemi.
Nëse Izraeli po i kthen tokat e veta të grabitura para 2000 vjetëve prej arabëve dhe e beri shtetin Izrael, që para disa dekadave nuk ishte fare, pse nuk po i kthejshëm ne tokat tona të grabitura nga sllavet e greket mbas 1878-1912-1999. Kanë kaluar vetëm 132 – 98 – 10 vjet dhe njerëzit i kane ende tapitë e tokave të gjyshërve të vet. Pse duhet me ua falë token armiqve sllavë e grekë, e ne shqiptaret me u vra mes veti për nga një pëllëmbë tokë në megjët e fisit. Sa vritemi mes veti për toka, ma mirët të vritemi duke i kthyer tokat tona të grabitura nga sllavët e grekët!
Për 10 vite ua lamë në besim fatin e vendit tonë demokracisë perëndimore duke besuar se ato do të mundësojnë korrigjimin e padrejtësive historike në rrugë paqësore, dhe se do të arrihet bashkimi i territoreve etnike shqiptare brenda një shteti, që një herë e mire të zgjidhet drejtë çështja shqiptare në Ballkan. Por, ndodhi e po ndodh e kundërta.
Kjo po na bindë sërish se ata që e kanë nda kombin dhe atdheun tonë në 6 shtete, me forcën e armës, nuk e kuptojnë gjuhën e paqes. Prandaj, si duket armëpushimit po i afrohet fundi! Ne e dimë shijen e hidhur të mjerimit të luftës, por edhe më e rëndë është mjerimi i tiranisë së pa fund të sundimeve të huaja dhe copëtimit në 6 shtete. Tani e ka fjalën rinia inteligjente shqiptare e cila do t’i hedh partitë politike përçarëse në koshin e plehrave dhe do të bashkohet rreth flamurit të Ismail Qemailit në Lëvizjen për Pavarësi Kombëtare!
Nora Gashi






Nitrxgen
Perspektiva
Keto dz fjali jane te pamohueshme, te padiskutueshme dhe shume shume te qelluara!
Te lumte nora.