![]()
Festivali i budistëve “Kaofansa” çdo vit po tërheq mijëra turistë, besimtarë dhe artistë në Tajlandë.
Përveç zakoneve fetare fesivali njihet edhe për paradat e shumta me skulptura prej dyllit nëpër rrugët e Sufan Burit, afër Bankokut. Me skulpturat shfaqen jo vetëm skenat religjioze por edhe aspekte të ndryshme të artit tradicional dhe bashkëkohor.Tongdi Lumton – artist“Inspirimi im i madh është besimi në Budë. Bërja e pikturës së madhe me Budën ka ndikim si për budisëtët ashtu edhe për rajonin”Festivali i budistëve po shënohet edhe në shtetin fqinjë, Mianmar ku njërëzit ndezin qirinj për lumturi dhe jetë më të mirë. Festivali njihet edhe si periudhë për agjerim pasi 80 përqind e popullatës janë budistë dhe pothuajse të gjithë vendosin që të agjerojnë në këtë periudhë. Murgjit budistë mbyllen në objektet fetare dhe heqin dotë nga konsumimi i mishit, pirja e cigarëve dhe alkoolit. Ata në këtë mënyrë përcjellin sjelljen e Budës, udhëheqësit spiritual dhe themeluesit të budizmit i cili gjatë sezonit të monsuneve ka zgjedhur poashtu të izolohet. Vlerësohet se Buda ka filluar predikimin nga përandoria e tij pikërisht në këtë periudh. Frosina Pandurska –Dramiqanin








Komentet e fundit.