Categorized | Kuriozitet / Kulturë

Lulja më e madhe në botë

Mijëra vizitorë vërshuan Parkun botanik në Koishkava të Tokios këto ditë, për të parë lulen gjigante që kishte çelur për herë të parë.

Lulja ‘Amorphophallus titanum’ është e gjatë 1,5 metra, dhe cel cdo 20 vjet. Karakteristike është gjithashtu se lulja ka erë mishi të prishur, që i tërheq insektet për të mbledhur polenin.

Por lulja është e rrezikuar në vendin e saj të origjinës në Indonezi, për shkak të shkatërrimit të pyjeve në ishullin e Sumatrës.

E kam parë në televizor dhe kam dëgjuar se lulja e saj qëndron vetëm 2 ditë, dhe se është lulja më e madhe në botë, prandaj isha shumë e interesuar që ta shihja”, thotë Kyoko Hagiwara, vizitore.

Sa më shumë që afrohesha, era e lules ishte e padurueshme, saqë nuk mundesha të merrja frymë”, shprehet Shintarou Hagiwara, vizitor 11 vjeçar.

Pas 2 ditëve të lulëzimit, lulja mbyll petalet dhe pistili thyhet duke nxjerrë jashtë të gjitha insektet që i kanë vërshuar. Herën e kaluar në Tokio, lulja Amorphophollus titanum kishte çelur në vitin 1991.

This post was written by:

Visar Nuhiu - who has written 767 posts on www.Bujanoci.Net – Te gjithëve na bashkon.


Contact the author

One Response to “Lulja më e madhe në botë”

  1. rilind thotë:

    shum e bukur

Trackbacks/Pingbacks


Forum

Radio Bujanoci.Net

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930