Categorized | Kuriozitet / Kulturë

Pula me e moshuar ne bote, 22 vjec nga Kina

Sipas veterinerëve lokalë, një pulë mund të jetojë shtatë deri në tetë vjet, ndërsa rekordi më i madh është 12 vite

Një kinez pritet të aplikojë së shpejti për të hyrë në librin e rekordeve Guiness, me pulën e tij 22 vjeçare, moshë ekuivalente me 400 vjet të njeriut. Yang Shaofu, 77 vjeçar, i fshatit Sidazhuang në Baoshan të provincës Yunnan, ka thënë se pula ishte blerë nga kunata e tij në vitin 1988 së bashku me tri pula të tjera.“Ishte vetëm gjysmëkilogram kur erdhi dhe pasi e rritëm për dy muaj, ajo filloi të lëshojë vezë”, theksoi Yang.Ai shtoi se pula është mjaft e shëndetshme përpos mungesës së oreksit dhe shikimit të dobët.Sipas veterinerëve lokalë, një pulë mund të jetojë shtatë deri në tetë vjet, ndërsa rekordi më i madh është 12 vite, që është vetëm gjysma e moshës së pulës së Jang, e cila ka bere deri tani jo më pak se 5000 vezë.“Edhe pse njerëzit më thonë ta vras për ushqim, unë nuk do ta bëja kurrë këtë. Ne do ta rrisim, derisa të vdesë”, përfundoi Yang.

This post was written by:

Visar Nuhiu - who has written 767 posts on www.Bujanoci.Net – Te gjithëve na bashkon.


Contact the author

Comments are closed.

Forum

Radio Bujanoci.Net

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930