Categorized | Lajme vendore

Daci nuk përjashton shkëmbimin e territoreve

Daci nuk përjashton shkëmbimin e territoreve

Prishtinë, 13 korrik – Jo të gjithë në Kosovë e refuzojnë kategorikisht shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Nexhat Daci, kryetar i LDD-së në opozitë, ka thënë se shkëmbimi i veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, nuk bën të përjashtohet.
“Unë nuk e hedh poshtë. Është diçka që mund të diskutohet në një fazë të mëvonshme, atëherë kur jemi vërtet të pavarur. Dhe, kjo duhet të bëhet vetëm me dëshirë e pa shkaktuar tensione, por nuk e hedh poshtë si mundësi”, ka thënë Daci në një intervistë në emisionin Interaktiv në KTV.
Daci, me prejardhje nga Bujanoci, tash në Serbi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë e kanë bërë të qartë dëshirën e tyre për bashkim me Kosovën.

This post was written by:

Visar Nuhiu - who has written 767 posts on www.Bujanoci.Net – Te gjithëve na bashkon.


Contact the author

One Response to “Daci nuk përjashton shkëmbimin e territoreve”

  1. Rexhep thotë:

    Eselamu alejkum

    Jemi për bashkim, por jo të pjesërishëm, por lugina t’i bashkangjitet në tërësi Kosovës, pa humbur as nji pëllëmbë të sajë.
    Përshëndetje

Trackbacks/Pingbacks


Forum

Radio Bujanoci.Net

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930