Categorized | Lajme të tjera

Degert: Ndarja e Kosovës nuk është në rend dite të BE-së

Degert: Ndarja e Kosovës nuk është në rend dite të BE-së

Beograd,  – Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë FoNet se ndarja e Kosovës “nuk është në rend dite të BE-së”. Mirëpo, ekzistojnë “shumë ide” se si të zgjidhet kjo çështje.

“Asnjëri vend anëtar i BE-së nuk është për ndarje, sepse ekziston frika se kjo do të kishte efektin domino në rajon, por edhe në botë. Duhet punuar që të gjendet zgjidhje afatgjatë, e qëndrueshme dhe zgjidhje paqësore”, ka thënë Degert.

Sipas fjalëve të tij “ekzistojnë shumë ide”, të cilat mund të dëgjohen se si kjo çështje mund të zgjidhet, sipas modelit të Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore apo Suedisë e Finlandës. “Çdo situatë është e veçantë, ndërsa situata në Serbi është unike. Asgjë nuk mund të kopjohet apo imponohet si ndonjë zgjidhje”, tha Degert, duke shtuar se para se gjithash duhet pritur se çka do të thotë GJND-ja për këtë çështje.

“BE-ja dëshiron që të gjitha palët e interesuara të ulen dhe të bisedojnë, sepse kjo është mënyra e vetme që të gjendet zgjidhja”, dhe ka shtuar se “ekziston strategjia e BE-së për Kosovën dhe koncencuzi i vendeve anëtare të BE-së për këtë çështje”.

Duke shtuar se roli i EULEX-it është shumë pozitiv, Degert ka porositur që “në këtë moment duhet penguar çdo provokim që ndodh në terren, sikur rasti i fundit që ndodhi në Mitrovicë”.

Ai theksoi se për qasjen e Serbisë në BE duhet të ekzistojë koncenzusi i vendeve anëtare dhe tha se konfrontimi me ndonjërin nga këto vende, do të sjellë problem afatgjatë.

This post was written by:

Visar Nuhiu - who has written 767 posts on www.Bujanoci.Net – Te gjithëve na bashkon.


Contact the author

Comments are closed.

Forum

Radio Bujanoci.Net

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930