Categorized | Lajme vendore

Blic: Serbia kërkon këmbim territori me Kosovën

Blic: Serbia kërkon këmbim territori me Kosovën


BEOGRAD- Për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën, Serbia sipas një njoftimi në medie synon të ofrojë një këmbim territori. Kështu informon gazeta serbe “Blic” duke iu referuar përpjekjeve përkatëse të qeverisë serbe.

Sipas gazetës veriu i Kosovës me shumicë serbe popullsie do t’i bashkangjitet Serbisë. Në këmbim Kosova do të merrte pjesë të luginës së Preshevës, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë. Sipas artikullit të “Blic” Serbia do të përpiqet që për këtë plan të fitojë edhe mbështetjen e BE-së, SHBA-së dhe OKB-së. Iniciativa parashikon që manastiret mesjetare serbe në Kosovë nën administratën ndërkombëtare, të kalohen në patronazh të Kishës Ortodokse serbe. Në këmbim Serbia do të heqë dorë nga refuzimi i anëtarësimit të Kosovës në OKB. Ky hap i Serbisë pritet në fund të korrikut, kur pritet shqiptimi i vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

This post was written by:

Visar Nuhiu - who has written 767 posts on www.Bujanoci.Net – Te gjithëve na bashkon.


Contact the author

Comments are closed.

Forum

Radio Bujanoci.Net

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930