Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka takuar sot, në Bujanoc, z. Graeme Tyndall, menaxher i Programit për partneritet me komunat, një program i ri të cilin Kombet e Bashkuara do ta realizojnë në kooperim me Bashkimin Europian në 25 komunat e pazhvilluara.
Vlera e përgjithshme e programit është 17 mil. Euro, ndërkohë që Programi kap disa komponenta dhe atë prej menaxhimit të mirë të vetëadministrimit lokal deri te projektet e infrastrukturës që do të realizohen në këto komunë.
Ceremoniali i nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim do të realizohet më 19 korrik në Vranjë, ndërsa, realizimi i programit do të fillojë në pjesën e dytë të tetorit të këtij viti.
Në takim ishin prezent edhe zv/kryetari Nagip Arifi dhe përfaqësuesi i Zyrës për zhvillim ekonomik lokal, z. Xhevat Neziri.









Eselamu alejkum
InshaAllah me këtë program hapen edhe vende pune pë qytetarët në fjalë, sepse është më se e nevojshme.
Përshëndetje z.Kryetarë nga Rexha dhe vetëm te para.Mirë u pafshim.
Rexhep