Archive | Sport

Skandaloze – Rooney tradhton bashkëshorten

Pas John Terryt dhe Ashley Cole, të cilët ishin përfshirë në skandalet mediatike për jetën private të tyre, është Sunday Mirror tabloidi që tani ka zbuluar skandalin e radhës, atë të Wayne Rooneyt, që e tradhëtonte bashkëshorten e tij Coleen me një prostitutë dhe atë për katër muaj, sa Coleen ishte shtatëzënë.

Thuhet se Rooney kishte paguar nga 1000 funte për natë prostitutën Jennifer Thompson, për shtatë net gjatë katër muajve sa bashkëshortja e sulmuesit, Coleen, ishte shtatëzënë.

Më e keqja në gjithë këtë është se Rooney pasi u shërbye me prostitutën për disa net nga një orë, shkoi në ekstrem dhe praktikoi ‘seanca’ të gjata deri në gjashtë orë, në disa prej hoteleve më luksoze të Mançesterit.

“Ai mi mbushte numrat e telefonit përplot mesazhe tekstuale dhe bisedonte me mua në Skype, duke përdorur emër të rremë. Kurdo që takoheshim për të bërë seks, ishte gjithnjë hoteli i njëjtë”, theksoi prostituta për Sunday Mirror.

Kjo nuk është e tëra. Për skandalin tashmë është e njoftuar dhe bashkëshortja e futbollistit, e cila nuk do t’ia falë kësaj radhe Rooneyt, pasi që sipas këtij të fundit: “Jeta ime është në rrënoja…unë kam qenë aq budalla. Coleen nuk do të ma fal kësaj radhe. Ajo do të largohet nga unë”.

Posted in Showbiz/Lifestyle, Sport0 Comments

Dyshimet për trukim, kombëtarja shqiptare 2 ditë e izoluar në Rumani

Mediat rumune vazhdojnë ti kushtojnë rëndësi barazimit me kombëtaren e Shqipërisë duke zbuluar se futbollistët

shqiptarë janë urdhëruar të qëndrojnë të izoluar gjatë qëndrimit dy ditor në Rumani për të shmangur kontaktet me persona që ishin të interesuar për trukimin e ndeshjes.
“Sporturilor”, shkruan se presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka ka urdhëruar izolimin e skuadrës me qëllim shmangien e joshjeve nga jashtë saj.
“Presidenti i Federatës Armand Duka i urdhëroi lojtarët dhe stafin që të mos zhvillonin asnjë takim me të panjohur”, shkruan gazeta rumune, e cila thotë se në ndeshjen paraardhëse ku Shqipëria u mundur me gjashtë gola të Rumanisë, ka pasur mjaft dyshime për fiksim të rezultatit.

Ndeshja e pak diteve me pare mes shqiperise dhe Rumanise, e vlefshme per euro 2012, perfundoi me rezultat te barabarte 1-1.

Posted in Sport0 Comments

Drogba tërhiqet nga kombëtarja e Bregut të Fildishtë


Futboll.Spekulimet një javore të tërheqjes së mundshme të Didier Drogbas nga skuadra e kombëtares së Bregut të Fildishtë janë konfirmuar.

Trajneri i ri i kombëtares François Zahoui u ka thënë gazetarëve në Abidjan të shtunën, gjatë një prezantimi zyrtar të federatës së futbollit, se bisedimet e fundit me golashënuesin më të mirë të Premier Ligës angleze nuk kanë qenë të suksesshme.

Zahoui personalisht e ka vizituar Drogban për të siguruar shërbimet e tij për ndeshjen

kualifikuese për Kupën e Kombeve Afrikane kundër Twandas, por sulmuesi i Chelseat e ka refuzuar thirrjen, dhe për më shumë është tërhequr nga kombëtarja.
“Unë jam takuar me Drogban në Londër. Ai më ka thënë se ishte lodhur aq shumë sa që dëshironte të tërhiqej nga skuadra e kombëtares për një kohë. Drogba është një lojtar i madh, i cili është i domosdoshëm për “Elefantët”, por unë duhej të respektoja vendimin e tij. Ne do ta lëmë atë të pushoj, dhe shpresojmë që ai të kthehet një ditë në ekipin e kombëtares”, u shpreh Zahoui.

Posted in Sport0 Comments

Milani mirëpret Ibrahimovic me fitore bindëse


Ronaldinho ka rikthyer magjinë e tij derisa Alexandre Pato ka shënuar dy gola për të ndihmuar Milanin të shënojë fitore 4-0 ndaj Lecces në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A, që u shoqërua edhe me prezantimin e Zlatan Ibrahimovic.
Pasi dështoi të shënojë më herët gjatë ndeshjes duke dërguar topin jashtë rrjetës, Pato arriti të shënojë golin e parë në minutën e 16-të të takimit në San Siro, pas një kombinimi të Marco Borriellos dhe Massimo Ambrosinit.

Një lojë e shkëlqyeshme nga Ronaldinho i dha rastin Clarence Seedorf të provojë goditjen, por tentimi i tij u mbrojt nga portieri Rosati. Megjithatë shumë shpejt rosonerët dyfishuan epërsinë, kësaj here me anë të mbrojtësit Thiago Silva (23’).

Nuk zgjati shumë dhe Pato shënoi edhe golin e tij të dytë ndaj ekipit të ardhur këtë sezon në Serie A, pasi shmangi pozitën jashtë loje pas një asistimi të Ronaldinhos (28’).

Pasi shijuan një morri golash, fansat e Milanit patën rastin të shijojnë edhe një lojë atraktive të dirigjuar nga Dinho. Por, dy lojëra të mira të ish-lojtarit më të mirë në botë nuk arriti t’i shfrytëzojë Pato, për të shënuar hat-trick.

Edhe pjesa e dytë solli një sërë rastesh me Ronaldinhon që për pak nuk vulosi me gol lojën e shkëlqyeshme të tij. Por nuk mbaroi me kaq, pasi legjenda e Rosonerëve, Filippo Inzaghi, shënoi një gol të vonshëm për të vulosur fitoren bindëse të Milanit.

Ibrahimovic ec në qilimin e kuq të shtruar në San Siro gjatë mes të pauzës mes pjesëve, për t’u prezantuar si lojtar i Milanit (Foto: Reuters)

Ndeshjen e veçoi edhe prezantimi i përforcimit më të ri të klubit italian, Zlatan Ibrahimovic, i cili pas një sezoni të kaluar te Barcelona, rikthehet në Milano, kësaj here te rivali i ish-klubit të tij, Interit. /Telegrafi/

Posted in Sport0 Comments

Shorti i LK: Milan – Real, sfida më e fortë

Është tërhequr shorti i sezonit 2010/2011 i Ligës së Kampionëve në forumin Grimaldi në Monaco, short i cili ka nxjerrë përballë njëri-tjetrit dy gjigantët evropianë, skuadrat tradicionale të Ligës së Kampionëve, Milanin dhe Real Madridin.

Padyshim epitetin si ‘grup i vdekjes’ e merr Grupi G, i cili do ta shohë Jose Mourinhon të rikthehet në Giuseppe Meazza me Realin e tij, por tani për t’u përballur me Milanin.

Kampioni i Evropës, Interi, do të ketë punë me anglezët debutues të Tottenham Hotspur, ashtu si me gjermanët që eliminuan Sampdorian, Werder Bremen.

Baseli që në përbërje të vet ka tre shqiptarë, do të ketë punë me gjigantë si Bayreni dhe Roma.

Gjithashtu janë shpërndarë dhe çmimet për lojtarët më të mirë në çdo pozitë, ashtu si për futbollistin më të mirë të vitit në nivelin e klubeve, ku Interi s’pastroi gjithçka. Diego Milito u shpall edhe sulmuesi më i mirë i vitit, por edhe futbollisti më i mirë i vitit duke mposhtur bashkëlojtarin, Wesley Sneijder.

Portieri më i mirë i vitit : Julio Cesar (Inter)
Mbrojtësi më i mirë i vitit: Maicon (Inter)
Mesfushori më i mirë i vitit: Wesley Sneijder (Inter)
Sulmuesi dhe futbollisti më i mirë i vitit: Diego Milito (Inter)

Grupi A

Inter
Werder Bremen
Tottenham Hotspur
Twente

Grupi B

Lyon
Benfica
Schalke
Hapoel Tel Aviv

Grupi C

Manchester United
Valencia
Bursaspor
Rangers

Grupi D

Barcelona
Panathinaikos
Kopenhagen
Rubin Kazan

Grupi E

Bayern Munich
Roma
Basel
Cluj

Grupi F

Chelsea
Marseille
Spartak Moska
Zilina

Grupi G

Milan
Real Madrid
Ajax
Auxerre

Grupi H

Arsenal
Shakhtar
Braga
Partizani

Posted in SportKomentet pasive

Galliani: Paga e Ibrahimovic është shumë e lartë

Adriano Galliani thotë se paga e lartë prej 12 milionë euro e Zlatan Ibrahimovic është problem i madh për kompletimin e marrëveshjes.

Negociatat në mes të Rosonerëve dhe Katalanasve për transferimin e Ibrahimovic kanë vazhduar edhe sot. Në Camp Nou sot ka arritur edhe Galliani, i cili para takimit ka komentuar kërkesat e larta të suedezit.

“Lojtari dëshiron të arrijë në Milan, Barcelona është e gatshme për marrëveshje, por operacioni është shumë i vështirë për shkak të pagës së lartë të suedezit”, ka thënë Galliani.

Mediat shkruajnë se Milani e dëshiron suedezin në San Siro si huazim dyvjeçar, por ekip italian nuk dëshiron ta paguajë gjithë pagën e sulmuesit.

Posted in SportKomentet pasive

Ronaldinho, drejtor te Barcelona?



Barcelona dëshiron ta bindë asin e Milanit, Ronaldinhon, që të pranojë rolin e drejtorit te klubi katalanas.

Gazetarja e El Mundo Deportivo, Cristina Curbero, i ka thënë Radio Marca se presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka pasur një takim privat me Ronaldinhon, të cilit i ka ofruar postin e drejtorit të klubit te Barcelona, kur braziliani ta përfundojë karrierën e tij si futbollist.

Ronaldinho është pritur si hero para fillimit të ndeshjes për trofeun Joan Gamper në Camp Nou.

Posted in SportKomentet pasive

Tevez aludon në largim nga kombëtarja

Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, ka bërë aludimin më të fortë deri tani se ai mund të jetë fare pranë penzionimit nga kombëtarja argjentinase, kjo vetëm për shkak të shkatërrimit që pësuan ai dhe kolegët e tij në Botërorin e sivjetmë.

“Ka mbetur edhe pak kohë para se të penzionohem. Është shumë e vështirë të luash futboll kur nuk je i lumtur. Unë po e kam të vështirë të rikthehem që pas Botërorit, pasi që ëndërrova të kthehesha në Argjentinë me trofeun në dorë. Nuk kishte zënka në Botëror, gjithçka ishte pozitive, por ishte gjëja më e vështirë që kam përjetuar ndonjëherë”.

“Çdo ditë po kam më pak vullnet për të vazhduar karrierën në Evropë. Unë do të jem atje për dy apo tri vite dhe më pas do të mendoj për një rikthim në Argjentinë”, ka thënë Tevez, i cili gjithashtu pranoi të ketë biseduar me kreun e AFA, Julio Grondona, të cilin pak ditë më parë e akuzoi për tradhëti, ndërsa tani pohon se të jetë sqaruar me të.

Posted in SportKomentet pasive

KOSOVA BËHET PJESË E SISTEMIT TË FIFA-S PËR TRANSFERIMIN E FUTBOLLISTËVE

Sot në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë mbajtur një konferencë me gazetarë, në lidhje me përfshirjen e Kosovës në sistemin e FIFA-s për transferimin e futbollistëve.

Gjatë javës së kaluar (prej 2 deri më 8 gusht), zyrtarët e FFK-së, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe Artan Govori zyrtar për marrëdhënie me jashtë, kanë marrë pjesë në trajnimin rreth sistemit të ri të digjitalizuar TMS në lidhje me transferimin e futbollistëve. “Që nga dita e premte edhe FFK-ja është me kod të vetin në FIFA për transferin e lojtarëve, akt ky që e kemi pritur mirë së bashku me ju, që jeni pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për pranim, por edhe për këtë segment mjaft me rëndësi, sepse lojtarët e Kosovës tash e tutje do të trajtohen njësoj si futbollistët tjerë të botës kur ata ndërrojnë klubet. Edhe kjo është një rrugë që çon në drejtim të pranimit të plotë, të FFK-së dhe të klubeve tona”, ka thënë Vokrri. Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu i njohu gazetarët me rrjedhën e punimeve të këtij trajnimi dhe detyrimet që dalin nga ajo. “Kjo punëtori ka pasur si qëllim aftësimin e federatave për lëshimin e çertifikatave ndërkombëtare të lojtarëve, qoftë të rritur apo atyre të moshës së re (të mitur), për futbollin e femrave dhe futsall. FIFA tash e tutje do të ketë një sistem të ri të quajtur TMS (sistemi i përputhjeve) sepse do të jetë i digjitalizuar dhe duhet të ketë përputhje të të dhënave për lojtarë nga klubi që merr dhe klubi që e lëshon lojtarin, për t’u pranuara nga FIFA dhe është i bazuar në uebfaqen zyrtare. Kjo do të jetë një punë jashtëzakonisht e vështirë, por tash e tutje jemi të obliguar t’i përmbahemi dhe prej të premtes edhe për Kosovën janë të njoftuar 205 shtete anëtare të FIFA-s se FFK-ja është aktive dhe çdo kalim i lojtarëve nga Kosova duhet të ketë pëlqimin e FFK-së”, ka thënë Salihu.
Në pyetjen nëse ky fakt do të thotë se tashmë FIFA po e njeh Kosovën si shtet, duke pasur parasysh se figuron emri i Kosovës në mesin e shteteve dhe nëse ky është pranim i FFK-së në FIFA, Vokrri u përgjigj: “Në një farë mënyrë është një pranim, por ne jemi të përkushtuar t’i përmbahemi marrëveshjes që kemi me FIFA-n rreth transferit të lojtarëve dhe se tash e tutje lojtarët e Kosovës janë të mbrojtur, që është një arritje e madhe në këtë fazë të zhvillimeve. Po ashtu ne jemi të përkushtuar për të punuar në finalizimin e qëllimit tonë që është anëtarësimi me të drejta të plota në FIFA e UEFA”. Duke pasur parasysh se jemi në prag të edicionit të ri të garave, Vokrri ka shfrytëzuar rastin që t’u bëjë thirrje të gjithëve që bashkërisht të kontribuojnë në mbarëvajtjen e garave, duke shfaqur besimin se të gjithë së bashku mund të arrijmë synimet dhe qëllimet tona të përbashkëta, aq më parë kur jemi në prag të pranimit në mekanizmat ndërkombëtar, me shpresë që ky do të jetë kampionati i fundit jashtë arenës ndërkombëtare.

Posted in SportKomentet pasive

Top 20 e lojtarëve më të shtrenjtë në histori të futbollit

Me afatin kalimtar veror në përfundim e sipër, ashtu si ‘telenovelat’ apo të ashtuquajturat sagat e transferimeve, natyrisht po u vijnë fund spekulimeve të shumta për shumat e transferimeve, të cilat i interesojnë çdo adhuruesi të lojës së magjishme, futbollit.

Natyrisht, dihet se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i shtrenjtë në botë, kur për 94 milionë euro kaloi te Real Madridi nga Manchester United. Por, shtrohet pyetja, cili është lojtari që kushtoi në total më së shumti duke llogaritur të gjitha transferimet?

Përgjigjen do ta gjeni mëposhtë, në një listë prej 20 lojtarëve që u kushtuan më së shumti klubeve të ndryshme botërore.

20. Walter Samuel

I ashtuquajturi ‘Muri’ i cili aktualisht luan për kampionin e Evropës, Interin, për tre transferimet që i bëri, u kushtoi në përgjithësi klubeve 58.8 milionë euro.

19. Craig Bellamy

Uellsiani i Manchester Cityt në listën e lojtarëve që kushtuan më së shumti në të gjitha kohërat zë pozitën e parafundit me 61.5 milionë euro, për gjashtë ndërrime të klubeve.

18. Ronaldinho

Ja ku është mjeshtri brazilian. ‘Babai’ i driblimeve u kushtoi klubeve për tri transferime hiç më pak se 62.35 mlionë euro.

17. Luis Figo

Vetëm dy klube dhanë për tani të penzionuarin Figo para të majme në tavolinë. Gjithsejt Interi dhe Reali paguan 62.5 milionë euro për asin portugez.

16. Robinho

Problematiku i Santosit ka ndërruar shpeshherë ambient, por vetëm dy herë është paguar mirë për të, bëhet fjalë për një shumë prej 67 milionë eurosh.

15. Emerson

Emerson…mendja sigurisht se ju shkon për të dështuarin e Milanit, por ja që është një nga më të shtrenjtit në histori të futbollit. Për gjashtë kalime të ndryshme, klubet shpenzuan 67.6 milionë euro për të.

14. Andriy Shevchenko

Legjendari i Milanit i cili aktualisht luan për Dinamo Kyievin, ka ndërruar shpesh ekipet, por vetëm dy herë për klauzolë, për një shumë totale prej 69 milionë euro.

13. Carlos Tevez

Një ndër sulmuesit më konkret në botë, i cili mbron ngjyrat e Cityt, ka në konton e tijn më se katër tranferime. Shuma totale e shpenzuar për të është 71.3 milionë euro.

12. Rio Ferdinand

Kush do të kishte menduar! Makina copëtuese e Manchester United është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi që ka kushtuar 72 milionë euro për gjithsej dy transferime.

11. Kaka

Një ndër më të adhuruarit e Rossonerëve dhe tani Merengezëve, Kaka, vlen 73, 25 milionë euro, gjithnjë sipas shpenzimeve të bëra nga dy klubet që e transferuan atë, Milan dhe Real Madrid.

10. Arjen Robben

Futbollisti më egoist në botë dhe më i shtrenjtë i Bundesligës, Arjen Robben, deri tani është transferuar katër herë nëpër klube të ndryshme, për një shumë prej 82.3 milionë euro.

9. Zinedine Zidane

Edhe Zinedine Zidane bën pjesë në lojtarët që nuk luajnë më. Në tri klube, legjenda franceze kaloi për 84 milionë euro.

8. Christian Vieri

Një nga më të dashurit e Nerazzurëve tashmë e ka karrierën të përfunduar. Për katër transferimet e bëra të tij, u paguan gjithsej 87.5 milionë euro.

7. Robbie Keane

Natyrisht, Keane është një nga befasitë e listës tonë. Për irlandezin i cili kreu gjashtë transferime me klauzolë, klubet paguan hiç më pak se 97.7 milionë euro.

6. Ronaldo (origjinali)

Luiz Nazaria Da Lima Ronaldo është pranë përfundimit të karrierës, por sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave pos që do të mbahet mend për performancat e tij, ai do të mbahet mend edhe për shumën e paguar nga pesë klube për të, e cila është jo më shumë se 100.975 milionë euro.

5. Cristiano Ronaldo

CR7 është lojtari me mesataren më të shtrenjtë prej 55.75 milionë euro për dy zëvëndësime. Në dy transferime, për Ronaldon u paguan 111.5 milionë euro.

4. Juan Sebastian Veron

Një nga futbollistët më jostabil në merkato dhe një nga legjendat e futbollit, Veron, për gjashtë zëvëndësime u kushtoi klubeve 117 milionë euro…

3. Zlatan Ibrahimovic

Për Zlatan Ibracadabran, është dashur që katër skuadra të investojnë në total 117 milionë e 800 mijë euro.

2. Hernan Crespo

Ish-reprezentuesi argjentinas i cili njihet për apetitin para golit, u kushtoi katër skuadrave një shumë të përgjithshme prej 121 milionë eurosh…definitivisht një shumë e çmendur. Aktualisht, Crespo mbron ngjyrat e Parmës.

1. Nicolas Anelka

Kush tjetër pos sulmuesit francez, sulmuesit që nuk la skuadër pa shijuar në Ligën Premier. Në gjithsej tetë transferime të bëra për problematikun e Francës, janë shpenzuar hiç më pak se 128.86 milionë euro, duke mbyllur kështu listën e futbollistëve që kushtuan më së shumti në histori të futbollit.

Përfundimi?

Nga kjo listë nxjerrim disa përfundime. Shihet mjaft qartë që trendi i shpenzimeve ka qenë i zhvilluar edhe në shekullin e XX-të, por mjaft mirë mund të vërejmë edhe shuma astronomike, gjithë këto për shërbime të lojtarëve, të cilët nuk janë as robotë e as krijesa tjera, pos qenieve njerëzore…apo thënë ndryshe katalizatorëve të lojës më të bukur në univers, futbollit.

Posted in SportKomentet pasive

Forum

Radio Bujanoci.Net

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930