Arkiva | Lajme vendore

Stafi i Bujanoci.Net uron : Urime Fitër Bajramin

Stafi i Bujanoci.Net të gjithë anëtarëve , bashkëatdhetarëve dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame i Uron festën e Fitër Bajramit, allahu ua pranoftë agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit , muajit te pastrimit të shpirtrave.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
All-llahu i Madhëruar ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Postuar ne Lajme vendore1 Comment

Urimet për Fitër Bajramin, drejtuar qytetarëve nga politikanët shqiptarë

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava,


me rastin e Fitër- Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë të Kosovës për mirëqenie e unitet, për ta çuar vendin atje ku synojmë të gjithë.

Nesër, më 9 shtator 2010, thuhet në fillim të urimit, është dita e parë e Fitër – Bajramit, ndaj me këtë rast kam kënaqësinë që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, të institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, t’i përgëzoj të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve  kryesore të fesë islame, dhe t’ua uroj Fitër – Bajramin, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjë respekti ndaj krijuesit Fuqiplotë.

Muhamedi a.s. thotë “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetë llogaritje të sinqertë do t’i falet tërë çka ka gabuar më parë “.

Festa e Fitër – Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, si dhe solidariteti dhe përkujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër – Bajramin.

Le të frymëzohemi edhe me këtë rast, nga këto momente më të bukura për besimtarin ngase ai sot përfundon agjërimin e muajit të Ramazanit me se kryen një obligim që i ka caktuar Zoti, dhe me të drejtë pret të shijojë begatitë që ka dhuruar i Madhi Zot për njeriun, ndaj duhet vazhduar me vepra të mira, në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona, ngase të gjithë bashkë jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona.

Kurani mbështet konceptet e moralit, dashurisë e mëshirës, përkushtimit e sakrificës, tolerancës dhe paqes, besimtari i pajisur me këto virtyte përhap dashuri, respekt, harmoni e kënaqësi te të gjithë njerëzit që janë të prirë të punojnë vepra të mira.

Islami nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga urrejtja e xhelozia, i ka dëlirësuar nga egoizmi pangopësia e koprracia, duke i udhëzuar në respekt ndaj njëri tjetrit, në ngritjen e një shoqërie humane, në të cilën gjykon dashuria hyjnore, e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë e mëshirës. Nisur nga këto parime unë ju porosis të gjithëve që të shtrini dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë ne nevojë.

Ashtu si ishim të bashkuar, humanë e të dinjitetshëm, tolerantë e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë e unikë gjithherë për të çuar përpara vendin tonë atje ku synojmë të gjithë.

Në fund ai ua ka uruar Fitër – Bajramin të gjithë vëllezërve e motrave tona, kudo që gjenden.

________________________________________________________________________________________

BASHKIMI DEMOKRATIK I LUGINES – BDL-
Email: bdl.bdl@hotmail.com

Mesazh Urimi me rastin e Festës së Fitër Bajramit

Të nderuar qytetarë, vëllezër e motra myslimanë, në emër të subjektit politik Bashkimi Demokratik i Luginës dhe në emër të kryetarit të Kuvendit Komunal Preshevë thellësisht nga zemra kam nderin dhe kënaqësinë t’ua uroj festën e Fitër Bajramit, njëherit duke dëshiruar nga Zoti xh.sh që të gjithë myslimanëve t’ua pranojë agjërimin. Kjo festë shpresojmë të jet një mundësi për ne shqiptarët e Luginës së Preshevës në mënyrë që atë t’a shfrytëzojmë për vëllazëri dhe miqësi të mirë.

Urime!

Kryetari i Kuvendit Komunal dhe kryetari i BDL-së
dr. Skender Destani
Preshevë

________________________________________________________________________________________

PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK
the Party for Democratic Action
17523 Preshevë, R. Sadiku 3
tel/fax: + 381 (0)17 660 086
e-mail: riza_halimi@yahoo.com
08.09.2010
P r e sh e v ë

Mesazhi përures i deputetit Popullor Riza Halimi me rastin e fitër Bajramit

Të dashur qytetar të Luginës së Preshevës, dëshiroj që  me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, të uroj që Zoti i madhëruar t’ua ketë  pranuar të gjithë besimtarëve musliman agjërimin, lutjet dhe veprat e mira të cilat i kanë bërë gjatë këtij muaji, me shpresën dhe besimin e plot se Zoti i Plotfuqishëm të na ketë pastruar nga mëkatet dhe veprat e pazakonta.
Gjithashtu me këtë rast dëshiroj që të gjithëve t’ua uroj Fitër Bajramin me porosinë që kjo festë e madhe të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet  paqes dhe tolerancës që si pikësynim kanë ngritjen e vlerave të njeriut të kohës.
Gëzuar, shëndet dhe mbarësi në këtë festë të madhe!

Riza HALIMI
Deputet dhe kryetar i PVD-së

___________________________________________________________________________________________

UNIONI DEMOKRATIK SHQIPTAR
B u j a n o c

U R I M
ME RASTIN E FITËR BAJRAMIT

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, në emër të Unionit Demokratik Shqiptar dhe në emërin tim personal  uroj  shqiptarët e besimit islam dhe  gjithë besimtarët mysliman.
Gjatë muajit të Ramazanit myslimanët kanë dëshmuar gatishmërin për sakrificë, solidaritet  dhe dashurinë për njëri tjetërin.
Uroj që kjo festë të mbjell në zemrat e njerëzëve edhe gëzimin, harmonin, begatinë e qetësin shpirtërore në familjet tona dhe mbarë njerëzimin.

Në Preshevë, me 08.09.2010
Me Respekt,
Kryetari, Rahmi Zylfiu,d.v.

____________________________________________________________________________________

Komuna e Preshevës
Kabineti i Kryetarit
II.nr.ZYR.
Me datë:08.09.2010
P r e sh e v ë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit  Kryetari i Komunës së Preshevës njëherit edhe Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare  z. Ragmi Mustafa  i uron këtë FESTË  gjithë muslimanëve duke iu dëshiruar shëndet, harmoni dhe gjithë të mirat në familjet tuaja.

Me rrespekt

Preshevë
08.09.2010
Kryetari
Ragmi MUSTAFA

______________________________________________________________________________________

Mesazh urimi nga kryetari i komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi për festën e Fitër Bajramit

Qytetarë të dashur,
Vllezër dhe motra të besimit Islam
Me knaqësi të vecantë me lejoni që në cilësin e kryetarit të komunës t’ju përcjell urimet më të përzemërta gjithë besimtarëve musliman për festën e Fitër Bajramit.
Në këtë ditë feste e gëzimi, ju ftojë që në zemrat dhe shpirtin tuaj të shëndritë besimi i sinqertë, që me veprat e juaja mirëbërëse, humane e solidare, që në sjelljet tuaja të dominojnë respekti, toleranca dhe mirëkuptimi.
Në këtë festë që karakterizohet me dashurinë, solidaritetin dhe vëllazërimin e lusim Allahun e madhërishëm që të gjithë muslimanëve t’ua pranoje agjërimin dhe ibadetet, që të sjellë mirësi dhe begati nëpër çdo familje muslimane dhe të shtoj dashurinë midis tyre.
Me përshëndetjen:
„Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ne”
-uroj që këtë festë, ta kaloni në harmoninë familjare dhe me shpërblimet e merituara nga Allahu i Madhërishëm.

Komuna e Bujanocit

Continue Reading

Postuar ne Lajme vendore4 Komente

Policia e Serbisë do t’a sulmoje policinë e Kosovës, në Mitrovicë?

Mitrovicë, 7 shtator – Prezenca e Njësisë Speciale të Kosovës (ROSU) në veri të vendit, si duket ka mobilizuar njësitë e MUP-it (Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë), të cilat operojnë në veri të Mitrovicës, por edhe më gjerë.

Sipas “Kosovapress”, të cilin e transmeton “Zëri”, bazuar në burimet e veta nga veriu i Mitrovicës, bën të ditur se të hënën në orën 10.00 në Zveçan, është mbajtur mbledhje urgjente e krerëve të njësive të MUP-it, ku temë kryesore e diskutimit ka qenë prezenca e njësive speciale të Policisë së
Kosovës (ROSU) në veri.

Sipas burimeve, kryeshefi i Punëve të Brendshme të Serbisë për rajonin e Mitrovicës, Gjorgje Dragojeviq (Xholle), ka urdhëruar të gjithë komandantët e njësive të MUP-it, që veprojnë në veri të Kosovës, që të intensifikojnë patrullimet e këtyre njësive, si dhe të sulmohen pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës, në rastet kur ata paraqiten në veri.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe i ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, bëjnë të ditur burimet të Kosovapress-it.

Postuar ne Lajme të tjera, Lajme vendore0 Komente

Aprovohet deklarata në mbrojtje të Kosovës si pjesë e patjetërsueshme e Serbisë

Në mbledhjen e zgjeruar të mbajtur të martën në Zveqan, delegatët e të ashtuquajturit Kuvend i Bashkësisë së Komunave Serbe të Kosovës, kanë aprovuar deklaratën në mbrojtje të Kosovës, si pjesë e patjetërsueshme dhe përbërëse të Serbisë. Në këtë deklaratë, mes tjerash thuhet se serbët në Kosovë janë të gatshëm të luftojnë për Serbinë, por që edhe Serbia duhet të jetë e gatshme në çdo moment ta bëjë të njëjtën gjë për ta ruajtur Kosovën.

Postuar ne Lajme të tjera, Lajme vendore0 Komente

Bosna ende pa vendim mbi votimin në OKB për rezolutën Serbe

Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, ka thënë se nuk është e qartë se cili do të jetë qëndrimi i Bosnje e Hercegovinës në lidhje me rezolutën e Serbisë për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pasi që anëtari mysliman dhe kroat i presidencës së BeH, Haris Silajdzic dhe Zeljko Komsic, më herët e kanë hedhur poshtë propozimin e anëtarit serb Nebojsa Radmanovic që të mbështet qëndrimi i Serbisë.


Duke përkujtuar se Republika Serbe e Bosnjës nuk e ka dhënë pajtimin që Bosnje e Hercegovina të njohë pavarësinë e Kosovës, Dodik mendon se është e logjikshme që BeH në OKB të mbështesë qëndrimin e Serbisë, pasi që, sipas tij, çështja e integritetit territorial është bazë e çdo politike në Sarajevë.


Dodik thotë se nëse BeH nuk e mbështet rezolutën e Serbisë, atëherë do të jepet mesazhi i qartë që politikanët në Sarajevë kanë qasje të ndryshme “për çështje thuajse të ngjashme, siç janë RS dhe Kosova”. /Telegrafi/

Postuar ne Lajme të tjera, Lajme vendore0 Komente

Pas presionit të BE-së, Sërbia do të ndryshojë projekt-rezulutën

Serbia ka filluar të përkulet nga presioni i Bashkimit Evropian për ta zbutur rezolutën e saj mbi Kosovën, të cilën do ta paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan shtypi i Beogradit duke cituar në burime diplomatike.


Ujdia pritet të formalizohet në takimin e sotëm në Bruksel të presidentit të Serbisë, Boris Tadic dhe përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Katherine Ashton.

Zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijançic, i tha Radios Evropa e Lirë se Ashton dhe Tadic do të bisedojnë mbi përpjekjet për harmonizimin e rezolutës serbe.

Gazetat Blic, Politika dhe Danas, citojnë burime në Beograd dhe Bruksel të kenë thënë se në rezolutën e ndryshuar nuk do të figurojë dënimi i shkëputjes, siç ishte planifikuar, dhe të dyja palët do të ftohen për “dialog”, e jo “për të gjitha çështjet e hapura”, siç ishte formuluar fillimisht.

Përveç kësaj, dialogu për të cilën do të bëhet thirrje, do të duhej të mbahet nën patronatin e Bashkimit Evropian, e jo të Kombeve të Bashkuara, transmeton DPA. /Rel/Telegrafi/

Postuar ne Lajme të tjera, Lajme vendore0 Komente

Maqedonia definitivisht do të votojë kundër Sërbisë në OKB

Maqedonia do të votojë përfundimisht kundër propozim-rezolutës serbe të parashtruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër pavarësisë së Kosovës.


Dilemat se mund të ketë vendim që Maqedonia të tregohet e përmbajtur ose diçka të tillë kanë rënë poshtë, pasi MPJ e këtij vendi nëpërmjet një njoftimi deri te ambasadat ka dërguar instruksione të qarta se si Maqedonia duhet të votojë.

“Në lidhje me propozim-rezolutën e Serbisë ku kërkohet që Kombet e Bashkuara ta shqyrtojnë atë në mbledhjen e 64, Maqedonia do të votojë kundër Serbisë për formulimin e atillë të tekstit të propozim rezolutës”, shkruan mes tjerash në instruksionin e nënshkruar nga Sekretari shtetëror i MPJ-së, dërguar ambasadorit të Maqedonisë në Kombet e Bashkuara në New York, Sllobodan Tashovski.

Siç raporton Lajm Press, instruksioni është dërguar edhe në ambasadat e Maqedonisë në vendet tjera, bashkë me një sqarim për mënyrën se si duhet ata mbrojnë këtë vendim. Në njoftimin, sugjerohen ambasadorët që me bashkëbiseduesit e tyre ndërkombëtarë të theksojnë se teksti i draft-rezolutës së Serbisë është kundërproduktiv dhe se në mënyrë plotësuese i komplikon marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, si dhe mund të ketë pasoja negative ndaj sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Sipas burimeve diplomatike të “Lajm-it”, nëse Serbia e ndryshon propozim tekstin e rezolutës aktuale, atëherë do të marrë një vendim tjetër për mënyrën e votimit.

Me këtë vendim, Maqedonia konsideron se do t’i ndërtojë raportet edhe më shumë me Kosovën, duke qëndruar në krah me vendet që e mbështetin rajonin drejt integrimit dhe shpreson që ajo së shpejti të marrë datë për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE. /Telegrafi/

Postuar ne Lajme të tjera, Lajme vendore0 Komente

Katari njeh Kosovën shtet

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i është konfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Katari.

Thaçi ka thënë se konfirmimin e ka marrë nga kryeministri dhe princi i këtij vendi, të cilët i kanë thënë se çështja e njohjes së pavarësisë është e kryer, ndërsa tani vetëm pritet që kjo çështje të formalizohet sipas procedurave që ka Katari.

Kryeministri ka thënë se pas Katarit, Kosovën do ta njohin shumë shpejtë edhe dy shtete tjera të atij rajoni, bëhet fjalë për Kuvajtin dhe Omanin.

Ky konfirmim vjen pikërisht pas vizitës që kryeministri Thaçi i bëri vendit arab. /Telegrafi/

Postuar ne Lajme të tjera, Lajme vendore0 Komente

OVL: Njoftim

Të nderuar qytetarë, vllezër dhe motra, jemi në prag të përfundimit të muajit të bekuar të ramazanit. Njëri nga mesazhet e këtij muaji të bekuar është edhe forcimi i ndjenjës së solidaritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Organizata e Veteranëve të UCPMB – së, në mbledhjen e mbajtur më datë 21. 08. 2010 (ditë e shtunë) vendosi që të shpallë aksionin që në pragë të festës së Fitër Bajramit të tubojmë ndihma në mjete materiale për familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe të arrestuarit e 26 Dhjetorit të 2008 – tës.
Lusim All – llahun e Lartësuar me agjërim të lehtë dhe të pranuar. Mbesim me shpresë se ndjenja e bashkëpunimit dhe solidaritetit për ta bërë të begatshëm sofrën e bajramit edhe për ata që sakrifikuan më së shumti që sadopak ta ndiejmë veten të lirë për të gëzuar festat tona kombëtare dhe fetare, për hirë të këtij muaji të bekuar nuk do të mungoj.
Njoftohen qytetarët se ndihmat materiale mundë të drejtohen në zyrat e OVL –së, në Preshevë dhe Bujanoc.

30.08.2010 Kryesia e OVL-UCPMB

Postuar ne Lajme vendore0 Komente

Serbia nuk e tërheq rezolutën

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka deklaruar se Serbia nuk planifikon ta tërheqë projektrezolutën për Kosovën, të cilën e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe se është për atë se si do të jetë teksti i rezolutës e jo për tërheqjen e saj.

Jeremic ka thënë se nëse arrihet marrëveshje, mund të ketë kompromis, por jo tërheqje të rezolutës, duke shtuar se me anë të kësaj rezolute Serbia dëshiron t’u hapë rrugë bisedimeve të reja “të cilat do të sjellin zgjidhje”.

Gjatë një emisioni të B92, ministri serb ka thënë se vendi i tij nuk planifikon ta tërheqë rezolutën, por po zhvillon bisedime intensive me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe BE-në, duke llogaritur aspiratat evropiane të Serbisë. /Telegrafi/

Postuar ne Lajme të tjera, Lajme vendore0 Komente

Radio Bujanoci.Net

Gallery

kuvendi-i-komunes-bujanocit konculi_basket bilaqi1 Sunplus

Arkiva e lajmeve

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930