Arkiva | Kuriozitet / Kulturë

Thaçi: “Më ngatërrojnë … me George Clooneyn

Prishtinë, 5 shtator  – “Femrat më thonë gjatë gjithë kohës se i ngjaj shumë George Clooneyt”, më thoshte kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Kjo informatë doli pas një bisede disaorëshe ndërmjet meje dhe Thaçit në zyrën e tij në Prishtinë. Temat për të cilat diskutuam ishin të ndryshme, duke filluar nga kohërat e tmerrshme që vuajti populli i tij nga serbët, e deri te sfidat e tashme financiare dhe beteja e tij e madhe për të siguruar që shteti i tij dyvjeçar të njihet nga pjesa më e madhe e shteteve anëtare të OKB-së. Sidoqoftë, s’di se si përfunduam duke folur për Hollywoodin. Thaçi – duke bërë fotografi me librin tim “Saving Amy” – më pyeste për disa nga miqtë e mi në Hollywood dhe thashethemet dhe nëse do të mund të rekrutoja ndonjërin prej tyre për ta ndihmuar Kosovën.
“E dini, një ditë kur po i përfundoja takimet e mia në selinë e OKB-së në New York, shkova në një restorant përskaj lumit. Papritmas – disa vajza m’u afruan dhe filluan të bërtasin: “Ja ku është George. Këtu është George Clooney…” U përpoqa t’u tregoja se nuk isha ai… por ato vazhdonin të bërtisnin: “George…”.
Pastaj i shkoi buza në gaz. Për një moment, u duk Clooney. Me të dalë nga takimi, dukej sikur Kosova ndoshta edhe do të mund të kishte një përfundim të lumtur hollivudian.

Vetëm disa minuta më vonë isha e ulur në zyrën e presidentit, Fatmir Sejdiu. Presidenti i Kosovës është një njeri shumë i dashur, me një qëndrim atëror. Ne diskutuam për të njëjtat çështje, për të cilat sapo kisha përfunduar së biseduari me kryeministrin. Mirëpo, presidenti i dha një nuancë përuljeje – përuljeje të përditshme si pasojë e tablosë së ngatërruar politike.
“E di Daphne, isha i ftuar të takoja presidentin e Malawit. Nuk kishte një linjë direkte fluturimi ndërmjet Kosovës dhe Malawit. Prandaj u detyruam të ndalonim për një kohë të shkurtër në aeroportin e Nairobit, në Keni. Siç duket, ambasadori serb në Keni, i cili kishte lexuar nëpër gazeta lajmet për vizitën time në Malawi, u kishte drejtuar disa thirrje kërcënuese njerëzve në Ministrinë e Jashtme të Kenisë. Natyrisht, ne nuk kemi krijuar marrëdhënie diplomatike me Keninë akoma, por jemi duke biseduar për këtë gjë. Dhe unë jam kreu i një shteti të njohur nga 69 shtete anëtare të OKB-së, përfshirë këtu edhe SHBA-në, shumicës së shteteve të BE-së, Australisë dhe shumë të tjerave. Kur aterruam në Keni, isha trajtuar si një kriminel i rrezikshëm. Policia më rrethoi mua dhe delegacionin tim. Na vendosën në një zonë shumë të kufizuar të aeroportit. Ishte tejet publik. Ishte shumë përulëse. Kur arrita në Malawi – presidenti më mirëpriti me protokollin e zakonshëm presidencial. Me gjasë, dukesha i tronditur. Prandaj më pyeti nëse gjithçka ishte në rregull. I tregova se si isha trajtuar në aeroportin e Kenisë. Ai ishte i shokuar. Menjëherë e thirri presidentin e Kenisë, Kibeki, dhe mësoi se Kibeki nuk e kishte idenë se nëpër çfarë kisha kaluar unë. Gjatë udhëtimit kthyes nga Malawi në Kosovë – ndalimi im në Keni ishte aq i ndryshëm. Ata kishin ndarë një sigurim special për mua, më shoqëruan në hotel dhe më trajtuan ashtu siç zakonisht e trajtojnë një shef të shtetit”.

Mandej presidenti i Kosovës ndizet, duke diskutuar me mua për pushimet e ardhshme verore.
“Ndoshta”, më thotë ai, “do të shkoj në Greqi?”
“Greqi?!” “A jemi duke biseduar për ATË shtet të Evropës, i cili refuzon që të njohë pavarësinë e Kosovës? Prisni një minutë….”
Mirëpo, presidenti i buzëqeshur më shpjegon me durim, se si, “me gjithë faktin se Greqia nuk na ka njohur, ne e kemi një ambasador grek këtu në Kosovë. Po, po”.
Presidenti vazhdon të më befasojë, duke i bërë lajka ambasadorit grek në vendin e tij, duke e cilësuar si “një njeri shumë i mirë, i cili sjell shumë njerëz të biznesit grek këtu te ne! Prandaj Daphne, cila mendon se do të ishte përgjigjja nëse unë e njoftoj Qeverinë greke se kam vendosur t’ua kthej dhe të kaloj pushimet e mia, bashkë me familjen, në Greqi?”

Cili është rrëfimi për Izraelin? Derisa një president emocional më pyet për të përdorur lidhjet e mia përreth botës, për të ndihmuar popullatën e tij posttraumatike, emri “Izrael” nis të shfaqet. Liderë të Kosovës dhe të Shqipërisë nuk mund ta kuptojnë pse Izraeli nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Unë, natyrisht, jam shumë e dhimbsur për ndjenjat dhe nevojat e tyre. Natyrisht!
Mirëpo, ndërmjet shpjegimeve të presidentit dhe atyre të kryeministrit, të atyre të kryeministrit të Shqipërisë fqinje, Sali Berisha, bëhem gjithnjë e më konfuze. Derisa Berisha dhe presidenti i Kosovës më tregojnë se si Shqipëria i ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Holokaustit dhe si shteti hebraik duhet të jetë po aq i kuptueshëm për gjendjen e tyre të vështirë – unë ende kam vështirësi që të kuptoj se pse ekziston një bllokadë në anën izraelite.
Ata e shpjegojnë një gjë të tillë si mungesë të qasjes së drejtpërdrejtë te liderët izraelitë. Berisha më tregon për takimin e tij me presidentin izraelit, Shimon Peres, disa vite më parë dhe i dërgon atij përshëndetjet më të përzemërta të tij.
Më herët – Thaçi, kryeministri i Kosovës, më kishte thënë në besim se për pak sa nuk e kishte siguruar njohjen nga ana e kryeministrit izraelit, Ehud Olmert. Për pak… Olmert është detyruar të japë dorëheqje si pasojë e akuzave për korrupsion. Ai tani përballet me drejtësinë për këto akuza në Izrael.
Është thjesht fat i keq? Apo – ndoshta mungesë informacioni, e mbase edhe gjykim i gabuar i liderëve ballkanikë?

Fjala “Izrael” vazhdon të shfaqet gjatë drekave dhe darkave tona me liderët në Kosovë dhe në Shqipëri. Dhe më vonë mësoj diçka që është përtej bindjes. Sali Berisha më thotë: “Daphne, ju po prekni një çështje të ndjeshme”. Producenti im dhe unë jemi duke pirë kafetë, në pritje për të mësuar diçka më shumë: se sa e “ndjeshme” është kjo çështje. Ai flet për “Sa”-në. Ndërsa unë përpiqem të mësoj “Pse”-në.

Njerëzit e Kosovës si presidentit Sejdiu m’i konfirmojnë faktet me një notë dëshpërimi. Ata më thonë se ishte aprovuar nga ministri i Financave. Nuk kanë asgjë të bëjnë me “atë”. Por çfarë është “ajo”?
Ishte një fushatë 6-7 milionë euro e promovimit  për “të rinjtë evropianë të Kosovës”.
Në mënyrë bizare – e postuar në një numër të kufizuar televizionesh dhe në disa printime, sikur Kosova nuk kishte nevojë tjetër të shpenzonte të gjithë këta miliona euro për ta bindur shoqërinë e dëshpëruar të Kosovës për “Çka”-në”?
Fushata e shtrenjtë i ishte dhënë kompanisë “Saatchi and Saatchi”. Dhe qëllojani çka? Zyra e tyre është në Izrael! Në një moment shumë të “ndjeshëm”, më thonë se edhe një këshilltar i lartë ekonomik i kryeministrit të Kosovës është një izraelit. Mbase kjo mund të jetë e rastësishme, por “Evropianët e rinj të Kosovës” (duke bashkëpunuar me izraelitët), po festojnë, sikur ta kishin fituar lotarinë. Mbase edhe e kanë fituar?

Kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu mund të mos pajtohen për shumë çështje, por kur bëhet fjalë një çështje, ata bien plotësisht dakord. Me të pajtohen edhe disa botues të disa gazetave të Kosovës. Nuk kalojnë më shumë se 20 minuta pas takimit me secilin prej tyre, para se ata ta përmendin se “këtu kemi edhe një problem tjetër”.
Ata përmendin njerëzit që sillen vërdallë dhe mundohen ta kontaktojnë qeverinë, në çdo nivel, me mesazhe të paautorizuara me qëllim që të marrin merita se “Kosovës i solla një tjetër njohje”.
Caku i arritur, në mënyrë bizare, nuk është në mënyrë të domosdoshme sigurimi i njohjes së një shteti, por një fotografi me një lider, plus një fotolegjendë: “E takova atë. Më tha se do ta njohë Kosovën”.
Shigjetat kryesisht drejtohen kundër politikanëve të Kosovës, të cilët duan të thellojnë xhepat e tyre. Ngutja e tij për ta dhënë lajmin para se ngjarja të ketë ndodhur, i shkaktoi një turpërim të madh Kosovës me një shtet të Amerikës Qendrore. Pasi milioneri i Kosovës njoftoi hareshëm se Salvadori ishte pajtuar ta njihte Kosovën, erdhi një hedhje poshtë nga Salvadori. Deri më tani, Salvadori nuk e ka njohur Kosovën.
E ky lajmi i fundit ishte edhe më turpërues për Kosovën; milioneri i shkujdesur i Kosovës u takua me një zyrtar të lartë iranian, duke pretenduar se përfaqësonte presidentin e Kosovës. Kjo kishte alarmuar të gjithë shoqërinë kosovare. Kosova, e cila mbështetjen më të madhe e ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe sigurimin e njohjeve, u vendos në pozitë të vështirë. Ndryshe nga episodi i Salvadorit, ky rasti i fundit pati implikime tjera, të cilat ende po e ndjekin pas kryeministrin dhe presidentin e vendit të ri.
Edhe Thaçi, edhe Sejdiu ma kanë kërkuar që t’u them shikuesve, lexuesve dhe liderëve, miqve të mi se “nëse një milioner troket në ndonjë derë, duke kërkuar njohje të Kosovës, ose së paku një dalje në fotografi, na kontaktoni fillimisht ne! Ju lutem…”

“Ky shesh ishte i mbushur me mijëra njerëz, duke brohoritur”, tregon Vjosa, bukuroshja shefe e stafit të kabinetit të presidentit. Gruaja, e cila ka normalizuar jetën pas viteve të vendit të saj të kaluar nëpër traumë dhe ka kryer studimet master në të drejtën ndërkombëtare, më ka treguar se si presidenti Bill Clinton, i cili ndihmoi Kosovën, është një hero kombëtar. Dukja e tij magjike gjatë pranisë së tij vitin e kaluar më është prezantuar nga kryeministri Thaçi me fjalët më lavdëruese. Clintoni ishte vitin e kaluar në inaugurimin e shtatores së tij. Po ashtu, Kosova ka edhe sheshin “Bill Clinton”.
E kapluar nga eksitimi kombëtar, pyes ku është?
“Atje”, më thonë.
Shikoj edhe një herë. Ata më tregojnë një pjesë ku po kryhen ndërtime, që një ditë do të jetë një shesh i madh. Ata më drejtojnë pastaj te një kënd i sheshit. Por ku është Billi?
“Këtu”.
Shikoj edhe një herë duke u munduar të fokusohem. Tani e shoh – në vlugun e punimeve – është një “Bill Clinton i vogël”. Një shtatore e vogël e përhumbur nga ndërtesat e mëdha prapa tij dhe punimet në rrugë.
Nikoqirët e mi vazhdojnë ta lavdërojnë “momentin më të madh të Kosovës” kohëve të fundit, kur heroi i tyre më i madh e vizitoi Kosovën dhe krijoi kënaqësinë më të madhe qëkur Kosova është shpallur shtet më 2008.
Shtatorja e Bill Clintonit, e kuptoj, është një kujtues se Kosova asnjëherë nuk është e vetmuar në botë, se ata kanë miq të mëdhenj jashtë vendit, dhe se atje ka një shpresë. Prania e Clintonit në Kosovë është më shumë se një shtatore, nuk ka fije dyshimi. Derisa atje është një “Bill i vogël – mbijetuesit e viteve të gjata të traumës e dinë se gjithçka është në rregull. Ngadalë, gjërat do të jenë në rregull”. / Koha.net
(Autorja është gazetare amerikane, me prejardhje hebraike)

Postuar ne Kuriozitet / Kulturë0 Komente

Në Debresh të Gostivarit, synetim me rreth 200 mijë euro

Në kohën kur kriza globale ekonomike ka përfshirë gjithë botën dhe shumë njerëz ndjejnë pasojat serioze të saj, qoftë edhe gjatë përpjekjes për të siguruar nevojat elementare të jetës, disa qytetarë nuk i shmangin shpenzimet e qindra mijëra eurove për një dasmë sa më të veçantë dhe të pazakontë.
Në fshatin Debresh të Gostivarit prej 2 ditësh po organizohet një synetim, për të cilin mendohet se janë shpenzuar rreth 200 mijë euro. Grupe folklorike, këngëtarë të njohur të estradës shqiptare, madje edhe lufta me rreth 100 pehlivanë që kanë ardhur nga vende të ndryshme të rajonit dhe Maqedonia, janë vetëm disa nga aktivitetet e pazakonta të këtij organizimi. Por këtyre shpenzimeve marramendëse i është shtuar edhe prenotimi i helikopterit, qiraja 1 orëshe për të cilin kushton 2-300 mijë euro. Babai kishte vendosur që djalin ta shëtiste me helikopter përpara synetimit.
“I përshëndes të gjithë mysafirët dhe këngëtarët që kanë ardhur sonte në këtë festë të madhe. Ju përshëndes me gjithë zemër, ju falënderoj me gjithë zemër.. Ma keni bo zemrën mal, ishalla ua kthej të gjithëve për të mirë”, tha Shazo Ferati.
Sabri Fejzullai, Leonora Jakupi, Sinan Vllasaliu, Ilir Shaqiri, Ermal Fejzullai, Shkurte Fejza, Remzije Osmani, ishin vetëm disa nga rreth 15 këngëtarët e ftuar në dasmën e familjes Ferati. Edhe këngëtarët ishin mjaft të kënaqur nga ky organizmin sipas të cilëve, rrallëherë ndodh.
“Nuk kam kënduar nëpër dasma, mirëpo sinqerisht u mahnita shumë. Nuk mund t’i them dasmë përveç se një festë shumë e madhe… një madhështi, se kisha besuar se do të jetë e llojit të tillë”, u shpreh Leonora Jakupi, këngtare.
“Për mua është një dasmë shumë e veçantë e cila ndodh shumë rrallë, zakonisht kombinohemi në dasma shumë emra të ndryshme, por kështu kombinime me kaq shumë këngëtar nuk ka pas”, theksoi Shkurte Fejza, këngëtare.
Edhe pse organizuesit e dasmës nuk kanë dashur të tregojnë për shumën e shpenzuar, mendohet se shifra arrin deri në 200 mijë euro. Familja Ferati jeton në Zvicër dhe është pronare e një firme private. Por dasmat e tilla me harxhime marramendëse janë bërë zakon për këtë periudhë 2 mujore, veçanërisht në fshatrat e Gostivarit. Pak kohë më parë në fshatin Gradec, edhe një nuse është marrë me helikopter, prenotimi i të cilit i kaloi 30 mijë eurot.

Postuar ne Kuriozitet / Kulturë1 Comment

Nata e Kadrit

Allahu  i Madhëruar thotë:

1. Ha, Mimë.

2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!

3. Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në Natën e Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen e njerëzit të jenë të gatshëm.

4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.

5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.

6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.

(Duhan,1-6)

Allahu i Madhëruar dërgoi Kuranin në këtë natë të cilën Zoti e ka përshkruar si të bekuar. Shprehja Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë” do të thotë se në atë natë fati i të gjitha krijesave vendoset për vitin e ardhshëm.

Në atë natë shkruhet se kush do të jetojë, kush do të vdes, kush do të shpëtohet, kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në xhenet, e kush do të paracaktohet për në xhehenem, kujt do t’i dhurohet nderi, kush do të turpërohet, ku do të paraqitet thatësia dhe uria, si dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu i Madhëruar  atë vit.

Ajo që nënkuptohet me idenë se fati i të gjitha krijesave shkruhet në Natën e Kadrit është (Allahu e di më së miri) se në Natën e Kadrit ato barten prej Leuhi Mafhudhit.

  Kuptimi i fjalës “kadr” është nderim ose respektim, d.m.th. ajo është natë e cila nderohet për shkak të karakteristikave të saj të veçanta, dhe pasi që personi i cili rri zgjuar gjatë kësaj nate bëhet njeri i nderit.

    Eshtë thënë se “kadr” do të thotë shtrëngim, në kuptimin që dija se kur është saktësisht kjo natë, është e fshehur.

  Gjithashtu është thënë se “kadr” do të thotë kader, d.m.th., se në këtë natë vendosen urdhërat për vitin e ardhshëm.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush e falë natën e Kadrit me besim dhe shpresë,  i falen mëkatet që ka bërë më parë.”  Buhariu

Allahu i Madhëruar  i ka dhënë kësaj nate karakteristika të veçanta të cilat e bëjnë atë unike:

  Allahu e ka përshkruar atë duke qenë më e mirë sesa një mijë muaj: “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” (Kadr, 3)

 Allahu i Madhëruar  e ka përshkruar si të bekuar: “Ne e zbritëm atë (këtë Kuran) në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit)” (Duhan, 3)

    Në këtë natë, engjëjt dhe shpirti (Er ruh) zbresin, “d.m.th., shumë  melaike lëshohen poshtë në këtë natë, pasi që është shumë e begatë.

    Kjo natë përshkruhet si paqe, d.m.th., është e sigurtë, pasi që shejtani nuk mund të bëjë asnjë të keqe ose të shkaktojë dëm në këtë natë.

    Allahu i fal gabimet e mëparme të atij i cili qëndron i zgjuar dhe falet gjatë natës me besim dhe shpresë për ta përfituar shpërblimin nga Ai.

Transmetohet në hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Cilido që agjëron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa për të fituar shpërblim, të gjitha mëkatet e tij të mëparme do të falen, dhe cilido që rri i zgjuar gjatë Natës së Kadrit nga besimi dhe shpersa për të fituar shpërblim, të gjitha mëkatet e tij të mëparme do të falen.”  Buhariu dhe Muslimi.

     Allahu i Madhëruar ka shpallur një sure që ka të bëjë me këtë natë e cila do të përsëritet deri në Ditën e Ringjalljes, në të cilën Ai përmend nderin dhe vlerën e madhe të kësaj nate. “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (Kadër, 1-5).

     I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kërkonte këtë natë, me shpresë se do të përfitonte të mira prej kësaj nate dhe ai është shembull për këtë umet. Eshtë mustehab që të kërkohet ajo natë gjatë Ramazanit, e sidomos gjatë dhjetë netëve të fundit të muajit.  Nata e Kadrit është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, siç është përmendur në hadithin e Ebu Said të përmendur më lartë, si dhe në hadithin e Aishes se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit.” Eshtë më e mundëshme të jetë njëra prej netëve me numër tek, duke u bazuar në hadithin e Aishes, e cila ka thënë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.”  Buhariu.

Më e mundëshmja është që të jetë në natën e njëzet e shtatë. Eshtë transmetuar në një hadith të treguar nga Imam Ahmedi prej Ibn Umerit, dhe një hadith të rrëfyer nga Ebu Daudi prej Muauijes, se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nata e Kadrit është nata e njëzet e shtatë.” Musned i Ahmedit dhe Sunen Ebu Daud.

Këndvështrimi se është nata e njëzet e shtatë është mendimi i shumicës së sahabëve dhe shumicës së dijetarëve.

Fakti se zakonisht ajo është nata e njëzet e shtatë (e Allahu e di më së miri) nuk do të thotë se ky është gjithmonë rasti. Mund të jetë nata e njëzet e një, siç është përmendur në hadithin e Ebu Seidit ose mund të jetë e njëzet e tre, siç është përmendur në tregimin e Abdullah ibn Unejs (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Sipas një hadithi të rrëfyer nga Ibn Abas (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kërkojeni në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, atëherë kur kanë mbetur nëntë ditë, dhe kur kanë mbetur shtatë ditë, dhe kur kanë mbetur pesë ditë.”  Buhariu.

Allahu e ka fshehur këtë natë që robërit e tij të përpiqen e ta kërkojnë e të përpiqen në adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orën e xhumasë në të cilën pranohet duaja. Pra, thelbësore është që besimtari duhet të përpiqet të bëjë sa më shumë adhurim me këmbëngulje gjatë netëve të këtyre dhjetë ditëve.

Transmetohet se Aishja ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e përjetoj Natën e Kadrit, çfarë duaje të them?’  Ai tha: “Thuaj “Allahume ineke Afu-un Kerimun tuhibul afue fe afuani”  Tirmidhiu.

 “Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, ndaj më fal mua!”

Nuk është thelbësore për atë që e “gjen” Natën e Kadrit të dije se e ka “gjetur” apo jo; qëllimi është të përpiqet shumë dhe të jetë i sinqertë në adhurimin e tij.

Lusim Allahun e Madhëruar të na e pranojë agjërimin tonë dhe namazin tonë gjatë natëve të këtij muaji, dhe të na ndihmoje ta përkujtojmë, ta falënderojmë dhe ta adhurojmë Atë ashtu siç duhet edhe në muajt e tjerë!

 

Përgatiti: Erion Sula

Postuar ne Kuriozitet / Kulturë, Lajme të tjera, Lajme vendore0 Komente

Vladimir Putin nuk posedon telefon celular

Kryeministri rus Vladimir Putin zbuloi se ai nuk posedon telefon celular dhe ai kurrë nuk përgjigjet në telefonin e shtëpisë bën të ditur Rusia Today.
Duke u përgjigjur gazetarëve, Putin tronditi publikun me një deklaratë që nuk ka telefon celular.

“Nuk kam celular dhe asnjëher nuk përdor një gjë të tillë sepse përher do më zilojë, përveç asaj kurrë nuk përgjigjem në telefon shtëpiak kabllorë” theksoi Putin për mediat.

Në dallim prej tijë prezidenti rus Medvedev është adhurues i flaktë i teknologjisë moderne ai është përdoruesi i parë i iPhone 4G në Rusi

Postuar ne Kuriozitet / Kulturë0 Komente

duhan dhe pije për të mbështetur shtetin!

Moska bën thirrje për qytetarët rusë për të pirë alkol dhe për të  pirë duhan më shumë për të mbushur arkën e shtetit nëpërmjet taksave
“Ai që pi vodka dhe ai që pi më shumë duhan, ndihmon shtetin. Nëse një qytetar rus pini një paketë cigare, ai dot ket dhënë para për të zgjidhur problemet sociale të tilla si përkrahje për politikën e popullsisë, zhvillimin e shërbimeve sociale, mbështetjen e lindjes, “tha Ministri i Financave ruse.
Kjo pozitë (për të konsumuar në moderim natyrisht) është disi e çuditshme, pastaj vodka dhe pijet e tjera janë duke shkaktuar gjysmë milion të vdekur çdo vit në Rusi. Kjo ndikon në vdekshmërinë jetëgjatësinë e meshkujve (60 vjeç sipas OBSH), e cila është më e ulët se në vende të varfra si Bangladeshi dhe Honduras, sipas vlerësimeve zyrtare.
Në përpjekje për të luftuar kundër kësaj vdekshmërinë e tepërt, qyteti i Moskës ka prezantuar nga e mërkura një ndalim për shitjen e alkoolit në mes  orës 10:00 deri 22:00 ET.

Postuar ne Kuriozitet / KulturëKomentet pasive

SHBA, tragjedi në një familje shqiptare burri vret gruan e veten


SHBA- Tragjedi në një familje shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe më pas edhe veten në Westland, të Miçiganit.
Policia amerikane njoftoi se kishte gjetur Lutfi Dashin dhe bashkëshorten e tij Ermira me plagë të rënda, të shkaktuara nga armë zjarri, në bodrumin e shtëpisë së tyre në rrugën Mançester, në kontenë Wein, të henën në mesditë sipas orës lokale.

59 vjecari Dashi ndërroi jetë në skenën e krimit, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte qëlluar disa herë u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë disa orë më vonë.

Shefi i policisë së Westlandit tha se çifti ishte përfshirë në debate të djelën në mbrëmje, por nuk dihet motivi i këtij debati. Sipas tij, nuk kishte patur asnjë rast të mëparshëm raportimi në polici për dhunë brenda familjes. Dy djemtë e tyre ndodheshin në shtëpi në momentin e vrasjes.

“Nuk e prisja kurrësesi një gjë të tillë. Ata ishin njerëz të mrekullueshem”-ka thënë djali i madh Lorenc Dashi, 20 vjeç, i cituar nga mediat lokale.

Ndërsa fqinjët e çiftit thanë se ata jetonin prej 7 vitesh në këtë shtëpi dhe se Ermira Dashi ishte një grua shumë e mirë dhe punëtore. Ata u shprehën të habitur për ngjarjen pasi nuk kishin dëgjuar kurrë zënka në shtëpinë e familjes Dashi.

Postuar ne Kuriozitet / KulturëKomentet pasive

Beba vjetër e mamuthit vigan ishte një “mashkull”

baby Fjalët khrōma më shumë se 50.000 vjet dhe yllin e ekspozitës “Mammoths dhe kompanisë” ishte “një mashkull në një ose dy muaj”
Kryer autopsi në natën nga e shtuna në këtë fëmijën e diel vigan rreth 50.000 vjet, e cila është ylli i tregojnë “Mammoths dhe kompanisë” në Le Puy-en-Velay, ka zbuluar më në fund moshën e saj.

“Kjo është një dollar të shpejtë, shumë më të rinj se ç’ishte menduar më parë. Dhëmbët e tij ishin të mbuluar ende me mish dhe nuk përdoret, është e mundshme një deri në dy muaj,” i tha ai AFP frëngjisht paleontologjist Lacombat Frederick, që kanë marrë pjesë në operacion.

Drejtues ekspertët ndërkombëtarë si Bernard mammoths Buigues, duke shkaktuar ardhjen e Rusisë Francë fjalë khrōma, amerikan Dan Fisher dhe ruse Aleksei Tickanov mori pjesë në autopsinë e kryer në spital Roux Emile e Le Puy-en- Velay.

“Ishte një goxha e pabesueshme autopsi. Organet e tij e brendshme ishin të ruajtur mirë, barkun e tij të mbushur me qumësht, muskujt e tij ende e kuqe. Është si ai ishte i vdekur para se dje!” Entuziazmuar zoti Lacombat .

Ky rishikim i parë i përgjithshëm, që do të pasohet nga një sërë testesh zbuloi një frakturë “e shpinë dhe lëvizjes legenit, mbështetje hipoteza e një vdekje të shkaktuar nga tragjedia” e madhe “, pa ndoshta për shkak të një rënie, sipas shkencëtar.

Vigan pak, shkrirë më parë në ajrin mjedisor për të bërë operacion të mundshëm, pastaj kaloi nëpër një skaner, u reduktuar pas autopsisë në kabinetin e qelqit në frigorifer në muze Crozatier, ku e ekspozitës është i instaluar.

Ndërsa skaner do të lejojë një rindërtim 3D e kafshëve, analizat e ndryshme kryer në muajt e ardhshëm do të ndihmojë “për të gjetur se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 1-2 muajve të jetës, por edhe gjatë periudhës së paralindjes, përmes duke përfshirë edhe ADN e nënës, “tha z. Lacombat.

Ajo u zbulua nga një gjahtar në korrik 2009, bazuar në permafrost pranë Oqeanit Arktik, në brigjet e lumit khrōma fjalë. Pothuajse 60.000 vizitorë erdhën për të parë fjalët khrōma që nga qershor hapjen e ekspozitës “Mammoths dhe kompanisë,” kushtuar jetën e kësaj llojeve prehistorike u zhduk dhe që shkon deri në 15 nëntor 2010

Postuar ne Kuriozitet / KulturëKomentet pasive

Synetia fatale për familjen Kelmendi


Prishtinë: Synetia zakonisht në mesin e familjeve sjell gëzim e shpesh shoqërohet me aheng, por e kundërta madje e më e paparashikueshmja i ka ndodhur familjes Kelmendi nga qyteti i Pejës. Kjo familje humbi djalin e saj, Redon Kelmendi 12-vjeçar, nga përkeqësimi i shëndetit vetëm dy ditë pasi i është nënshtruar operacionit të synetisë në një klinikë private në Pejë, ndërsa vëllai i tij 5-vjeçar pas po të njëjtit operacion mbetet në gjendje kritike për jetë.

Ngjarja ka filluar më 23 gusht, kur të dy fëmijët e familjes Kelmendi njëri12 dhe tjetri 5 vjeç dërgohen për t’u bërë synet te mjeku Gani Çeku, i cili edhe është pronar i klinikës “Kirurgjia” në Pejë, tregon kushëri i kësaj familjeje, Faruk Ibishi.

Vetëm 15 minuta pas operacioni djali i madh fillon të vjellë, e pas tij edhe i dyti duke vazhduar e njëjta gjendje gjatë tërë natës, rrëfen ai.

“Të nesërmen gjendja iu keqësohet edhe më shumë dhe i dërgojmë në Prishtinë. Mjekët atje na udhëzojnë që të shkojmë në Shkup, por kur arritëm atje, Redonit iu keqësua edhe më shumë gjendja dhe vdiq të enjten, kurse djalin e dytë e kemi dërguar në Gjermani për shërim”, tregon më tej rastin Ibishi…

Postuar ne Kuriozitet / Kulturë1 Comment

Arabia Saudite: Hapet supermarketi i parë që punëson gra

Një zinxhir i madh tregtar filloi të punësojë gra në shitoret e veta në Arabinë Saudite, ku qëndron ndarje e rreptë midis gjinive.

Në kuadër të projektit, hipermarketi Panda ka punësuar rreth 16 gra, të cilat punojnë në arkat në shitoret në Xheda.

“Gratë janë shumë më të zelshme se burrat”, ka deklaruar për Frans Pres-in zëdhënësi i zinxhirit të marketeve, Tarik Ismail dhe ka shtuar se programi do të zbatohet edhe në pjesë tjera të mbretërisë nëse gjithçka shkon siç duhet.

Postuar ne Kuriozitet / Kulturë2 Komente

Bleu veturë me monedha të imta metali

Dhe ndërsa shumica e njerëzve të hollat e imëta metalike nuk i konsiderojnë me vlerë, një njeri nga Kina me kujdes i ka mbledhur

E pra, monedhë pas monedhe ai kishte akumuluar 100,000 juan ose (14.700 dollarë).

Ai me qindrat e monedhave të vogëla të mbledhura në letëra, shkoi në shitore për makina në qytetin e Dzhinigdzhu-së në provincën Shandong të Kinës dhe kërkoi për të blerë një makinë.

Punëtorve të shitores u ka thënë që monedhat i ka mbledhur nga konsumatorët e tijë të shtypshkronjës dhe se ai nuk e kishte aspak te lehtë të gjente një dyqan që do të pranonte të holla të tilla të vogla – pohojnë mediumet kineze.Pas llogaritjes disa orëshe duke kyçur edhe puntorë mga turni i dytë dhe si rrjedhojë nga punëtorët e makinave të shitores është konfirmuar shuma përfundimtare.

Postuar ne Kuriozitet / KulturëKomentet pasive

Radio Bujanoci.Net

Gallery

autorruga_e_bujanocit negoca-foto10 kuvendi-i-komunes-per-vitin-e-ri-2008 xhamia-re-ne-bilac-pamja-2

Arkiva e lajmeve

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930