90 kandidatë sot iu nënshtruan provimit pranues në fakultetin ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc

0

Në fakultetin ekonomik të suboticës dega në Bujanoc, sot provimit pranues iu kanë nënshtruar 90 kandidatë, 50 përqind prej tyre janë shqiptarë 50 përqind janë sërb, por ka edhe romë tha dekani i fakultetit Nenad Vunjak. Ai tha se ky numër dhe kjo përqindje na gëzon pa masë.

vlcsnap-2015-07-03-12h21m15s312

Gjithçka është gati tekstet janë të përkthyera në shqip dhe kandidatët kanë të drejt të zgjedhin se në cilën gjuhë dëshirojn ti nënshtrohen provimit pranues, tha Vunjak. Ai tha se, pyetjet janë të njejta për të gjithë dhe deri në fund të ditës do të dalin rezultatet e provimit. Sot kanë ardh edhe disa profesor të cilët i kanë bërë pyetjet në tekstet që dot plotësojn brucoshat, ti kontrollojmë dhe ta bëjmë menjëher sot listën ranguese. vlcsnap-2015-07-03-12h20m15s281Prej 90 kndidatëve 69 do të jenë me finansim nga buxheti shtetërorë ndërsa të tjerët me vetë finansim, por Vunjak tha se, studentët që e kalojnë provimn por mbeten me vetfinansim do të mundohemi që sa do pak t’ia ulim çmimin e pagesës së shkollimit, pasi që e dimë se si është gjendja ekonomike në përgjithësi. Pyetjet e provimit të sotëm kanë të bëjnë me drejtimin e finansave, bankës dhe sigurimeve. vlcsnap-2015-07-03-12h21m00s421Në fund dekani Vunjak tha se, sot në provim kanë hyrë gjenerata e pestë, ndërsa këtë vit do të dalin ekonomistët e parë të diplomuar, unë jamë këtu nga gjenerata e parë dhe jamë krenarë. Janë të përgaditura 20 tema të diplomës 10 prej tyre i ka dhënë vetë Vunjak për dy lënd, dhe gjatë tetorit apo nëntori do ti kemi ekonomistët e parë të diplomuar të fakultetit ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc. Sipas tij për studentët të cilët diplomojnë këtë vit, përfaqsuesit e fakultetit kanë biseduar me përfaqsuesit e komunës, me ata të ndërrmarrjeve publike dhe firmat që të gjejn mënyrën që studentët e diplomuart ta kryejn përvojën profeionale për një vit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com