9 Hakerët më të fortë të të gjitha kohrave
10:01 | 03 Maj 2015

1. Gary McKinnon Gary ka qenë pergjegjës për ekzekutimin e sulmit më të madh ndonjëherë të njohur, duke thyer rrjetet dhe kompjuterat e Qeverisë Amerikane - duke përfshirë kompjuterat dhe rrjetet e Ushtrisë, Forcave Ajrore, Detare dhe sistemeve të NASA-s. Gary vuan nga sindroma “Asperger”, e cila është faza më pak e rëndë e autizmit. Personat me këtë sindromë kanë tendencë të jenë gjeni në një temë të veçantë. Për Garyn, ajo temë ishte kompjuteri. 2. Jonathan James – comrade Jonathan James, ishte vetëm 16-vjeçar kur u bë i mituri i parë i burgosur për krime kibernetik në Shtetet e Bashkuara. Më 18 maj 2008, në moshën 25 vjeçare, James bëri vetëvrasje duke përdorur një armë. 3. George Hotz George Hotz është një haker amerikan i njohur për zhbllokimin e iPhone, duke e bërë të mundur që telefonat ti largohen barrierës së operatorëve dhe të funksionojnë lirshëm, gjë që ishte në kundërshtim me AT & T dhe synimet e Apple. Aj poashtu është i njohur si hakeri i parë ndonjëherë për të zhbllokuar edhe Sony PlayStation 3. 4. Adrian Lamo Nofkën "hakeri endacak" Adrian Lamo frekuentonte kafenetë, bibliotekat dhe internet kafetë për të kryer sulmet e tij. Adrian Lamo është gjerësisht i njohur për të thyer në një seri të profilit të lartë të rrjeteve kompjuterike. Michael Calce – MafiaBoy Michael Calce kishte nisur një seri sulmesh DDoS, duke përfshirë Yahoo, Amazon, Dell, eBay, dhe CNN. Ai poashtu arriti që të hakonte Yahoo-n kur ajo ishte motori i kerkimit kryesor në atë kohë, dhe bëri që Yahoo të mbyllej për një orë 6. Robert Tappan Morris Robert Morris kishte lëshuar një krimb virus që u përhap shumë shpejtë, duke dëmtuar 6000+ sisteme kompjuterike. Morris pohoi se ky ishte vetëm një marifet dhe aj shtoi se ai me të vërtetë ndihej keq që kishte shkaktuar dëm prej 15.000.000 $. Morris tani punon në departamentin e Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Kompjuterike në Massachusetts MIT. 7. Vladimir Levin Vladimir Levin arriti që të transferoj 10.000.000 $ nga llogaritë e shumë klientëve të “Citibank” në llogaritë e tij. 8. Albert Gonzalez Albert Gonzalez ka qenë i akuzuar per vjedhjen më të madhe të kredit kartave në histori! Ai kishte vjedhur më shumë se 170 milionë kredit karta. Në vitin 2010, Gonzalez u dënua me 20 vjet burg. 9. Kevin Poulsen - Dark Dante Kevin Poulsen, fitoi famen e tij fshehurazi duke e hakuar sistemin e radios IIK-FM, që në ato momente po organizonte një lojë shperblyese ku thirrësi i parë në radio do ta fitonte një Porsche 944, dhe Kevin ishte i vetmi që kishte mundesi për ta kryer atë telefonat pasi që kishte bllokuar sistemin, kështu që aj fitoj një Porsche 944. Ai është i njohur edhe për sulme të tjera, dhe u denua me 4 vjet e 3 muaj burgim. Megjithatë, pasi që u lirua nga burgu, Poulsen filloi të punonte si gazetar dhe tani është një redaktor i lartë për Wired News. Poulsen poashtu ndihmoi në identifikimin e 744 abuzuesve seksualë duke përdorur MySpace./Ripost/
 
Edlira Rukaj