8 yjet e kombëtares sonë në merkato (Foto)

0

Tetë lojtarë të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare pritet të zyrtarizojnë transferimin në skuadrat e reja në ditët e ardhshme.

kombetarja

Duke nisur nga kapiteni Lorik Cana, mbrojtësit Elseid Hysaj, Andi Lila e Arlind Ajeti, mesfushorët Taulant Xhaka, Migjen Basha e Ledian Memushaj, si dhe sulmuesi Hamdi Salihijanë në merkato.

Cana pritet të zgjedhë mes Shalkes, Olimpikut të Marsejës dhe Nju Jork Sitit, ndërsa Hysaj duket pranë Napolit, edhe pse Fiorentina ka shfaqur një interesim konkret.

Lila, i larguar nga Parma për shkak të falimentimit të klubit emilian, është futur në bisedime me Karpin, skuadër e sapongjitur në Serinë A. Nga ana tjetër, mbrojtësi Arlind Ajeti është thuajse i larguar nga Bazeli dhe pritet të transferohet në një tjetër skuadër zvicerane.

Xhaka është gjithnjë e më pranë kalimit te Fiorentina, teksa mbetet vetëm akordi mes dy klubeve: Bazelit që ka kartonin dhe italianëve.

Ndërkohë, Basha do të largohet nga Torino dhe pistat për të janë klube në Zvicër dhe Francë.

Andi Lila

Arlind Ajeti

 

Hamdi Salihi

Elseid Hysaj

Ledian Memushaj

Lorik Cana

Migjen Basha

 

Taulant Xhaka

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com