8 vjet burg për dy shqiptarët e zënë me 15 kg drogë

0

Me 4.5 vjet burg është dënuar shtetasi i Kosovës, 42 vjeç ndërsa me 3.5 vjet shtetasi i Shqipërisë, 19 vjeç

Në automobil VW Sharan me tabela të Hamburgut , në të cilin ndodheshin një pensionist i parakohshëm 42 vjeç dhe një i ri 19 vjeç po kthehej në Gjermani nga Italia. Dokumentet e të dyve ishin  në rregull. Në shikim të parë asgjë e pazakonshme.

Por ndërkohë policëve u bie në sy një copëz e gjethit të marihuanës dhe kjo i shtyn ata të kontrollojnë më vëmendshëm. Kështu policët e kontrollojë rezervarin e gazit ku kanë çka të shohin: mbi 15 kilogramë drogë të tipit marihuanë, (15.2 kg) të paketuar në 15 qese.

Duket se gjatë paketimit të drogës, atyre u është grisur ndonjë qese dhe kjo i ka “tradhtuar” dy personat e përmendur, duke bërë policinë të alarmohej.

Shtetasi i Kosovës (42)  dhe ai i Shqipërisë (19)  kanë marrë të mërkurën dënimin për veprën e kryer të futjes së drogës në Gjermani. Procesi është zhvilluar në Gjykatën e Landit në Trauenstein, me ç`rast i akuzuari i parë është  dënuar  me 4 vjet e gjysmë burg, ndërsa i dyti, për shkak të moshës, ka marrë një dënim me 3 vjet e gjysmë burg për të rinj.

Siç bëhet  ditur nga Oberbayerische Volksblatt  dy shqiptarët gjatë procesit kanë fajësuar njëri tjetrin. Por të dy kanë pranuar se kanë bërë punën e korrierit  për të fituar ca të holla. 42 vjeçi ka thënë se si paradhënie ka marrë 600 uro ndërsa edhe 1600 uro të tjera do t`i merrte kur të mbërrinte në cak.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com