70 VJETORI I SHKOLLËS SË PARË SHQIPE NË LUGINË

0

(Shkolla e parë shqipe filloi më 3 janar 1945 në Tërrnoc

dhe më 6 shkurt 1945 në Raincë)

Përgatiti, Mr.Gafur Hyseni

Përgatiti, Mr.Gafur Hyseni

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja shtrihen në pjesën e Kosovës Lindore e cila përfshin një territor prej 1250 km2, në të cilën jetojnë rreth 100.000 banor, të shtrir në 65 fshatra dhe në tri qendra urbane.Kjo krahinë e banuar me popullsi shumcë shqiptare është njëra ndër regjionet më të pazhvilluara në Serbi, si në aspektin social, ekonomik e kulturor.Pas çlirimit të ish-Jugosllavisë, këto tri komuna nuk kishin kurrfarë baze materiale, kadrovike e së bashku me të mungonte edhe lokali shkollor, gjë që kufizonte mundësinë e zhvillimit të rrjetit shkollor.Rihapja e shkollave katërklasëshe në vendbanimet më të mëdha të tri qendrave kryesore, por tani me mësim në gjuhën shqipe, për herë të parë në vitin 1945, mundësoi zgjerimin dhe zhvillimin gradual të rrjetit shkollor.

Në komunën e Preshevës që në fillim të vitit 1945, filluan përgatitjet për hapjen e disa shkollave katërklasëshe me mësim në gjuhën shqipe në vendbanimet më të mëdha, përpilimin e listave të nxënësve dhe përcaktimin e mësimdhënësve.Ishte vendosur që në fillim të muajit shkurt të fillohet me mësim. Më 6 shkurt 1945, për herë të parë fillon një shkollë me mësim në gjuhën shqipe në fshatin Raincë me mësuesin Fehmi Salihu.Ndërsa, më 7 shkurt 1945 në Preshevë, në mënyrë solemne fillon punën shkolla e parë shqipe në objektin ,,Villa Letafet”, pronë e Abdullah Veliut.Në këtë rast solemn të një karakteri më të gjërë të fillimit të shkollave shqipe në këto treva e kishte mbajtur Abdullah Krashnica-Presheva.Mësuesit e parë në këtë shkollë ishin: Hilmi Qerimi, Demirali Ramadani, Tajar Zylfiu nga Durrësi i Shqipërisë dhe Abdullah Ukshini nga Gjilani.Në pjesën e dytë të muajit shkurt filluan së punuari, shkolla në Miratoc me mësuesin Isuf Skoro nga Struga dhe në Rahovicë me mësuesin Hysen Struga poashtu nga Struga.Në fshatrat Cororticë, Tërrnavë, Norçë, Zhunicë, Bukuroc, Gerajt, mësimi për herë të parë fillon në v.sh 1945/46 (në shtator 1945).Në fshatin Ilincë e Bushtranë në v. sh.k 1946/47, në Caravajkë e Strezocë 1947/48, në Buhiç, Depcë e Gare 1948/49, në Maxhere e Gosponicë 1949/50, në Kurbali e Bërçecë 1950/51, në Sefer 1951/52, në Ranatoc 1956/57, në Leran 1964/65 dhe në Çukarkë 1965/66 .Mësimi kryesisht zhvillohej në shtëpi private, mejtepe të xhamive ose objekte të adaptuara të kooperativave bujqësore.

Në vitin shkollor 1948/49 Preshevë për herë të parë fillon punën klasa e pestë që më vonë shndërrohet në shkollë të plotë fillore.Poashtu, në v.sh 1953/54 ngriten në shkolla të plota fillore, shkolla në Miratoc, Raincë dhe Caravajkë, në Rahovicë në v.sh 1961/62, në Strezocë në v.sh 1965/66 dhe në Leran në v.sh 1968/69.

Shkollimi katërvjeçar me mësim në gjuhën shqipe kishte shtrir rrjetin e saj edhe në komunën e Bujanocit në fillim të vitit 1945.Në fshtain Tërrnoc, shkollimi katërvjeçar filloi pikërisht më 3 janar 1945, mësues i parë në këtë shkollë ishte Avni Mehmeti..Me mbarimin e klasës katër, nxënësit që vijonin shkollimin në gjimnazin e ulët, mësimet i vazhdonin në Preshevë.Klasa e pestë fillon së vepruari në v.sh.1950/51, kurse gjenerata e pare me shkollim të plotë fillor mbaron në v.sh 1953/54.Në gjiun e vet kjo shkollë si paralele të ndara numronte shkollat: Bujanoc, Lluçan, Nasalcë, Turi, Konçul, Dobrosin dhe Trnoci i Vogël.Shkolla fillore e Bujanocit pavarësohet në vitin shkollor 1977/78.Në Lluçan shkolla e pare fillon së punuari në v.sh 1945/46, mësues i parë ishte Isa Ibrahimi. Në Nasalcë mësimi filloi në shtator të vitit 1945, mësues i parë ishte Ali Bektashi.Klasa e pestë filloi në v.sh.1951/52, por nuk vazhduan edhe klasët tjera në kontinuitet deri në v.sh.1963/64.Nga viti shkollor 1964/65, kjo shkollë kalon në gjiun e shkollës fillore ,,Vuk Karaxhiq” të Levosojës.Nga v.sh 1987/88 i bashkangjitet shkollës fillore ,,29 Nëntori” në Lluçan.Nga v.sh 2002/03, mvetësohet dhe ermohet me emrin e mësuesit të parë të kësaj shkolle ,,Ali Bektashi”.Në gjiun e saj ka paralelet e ndara në Letovicë, Osllarë dhe Verbanë. Në vitin 1991 poashtu, u propozua që shkollës fillore në Bujanoc t’i ndërrohet emri i më parshëm ,,25 Maji” në ,,28 Marsi”, kjo datë fatkeqe për shqiptarët e Kosovës sepse, në këtë datë i merret përfundimisht autonomia nga politika e Serbisë.Me mospajtimet e shumta të prindërve dhe nxënësve në vitin shkollor 1991/92 kjo shkollë mbyell dyert për 700 nxënës dhe 42 mësimdhënës për një vit të plotë shkollor.Shkollimi shqip veproi edhe në malësin e Bujanocit, sidomos në Muhoc shkolla fillore ,,Migjeni,, me paralelet e ndara në Breznicë, Gjurgjevc dhe Bilinicë.Kurse, në fshatin Zarbincë ka vepruar sShkolla fillore ,,Skenderbeu,, deri para 5 viteve, por ajo shuhet përshkak të shpërnguljes masive të popullates shqiptare nga këto treva, pas Luftës së UÇPMB-së me forcat Serbe, në vitin 2001.

Shkollimi katërvjeçar në komunën e Medvegjës kishte problematikën e veçantë të zhvillimit të rrjetit shkollor për shkak se mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën serbe edhe për nxënësit shqiptar..Por, megjithatë në vitin shkollor 1951/52 në Tupallë filloi mësimi në gjuhën shqipe, kurse në vitin shkollor 1969/70 u pavarësua që ishte paralele e ndarë e shkollës tetvjeçare ,,Bozhidar Stojanoviq” të Medvegjës.Shkollës së Tupallës i bashkangjiten shkollat nga Gjylekreshta dhe Kapiti.Në Gjylekreshtë mësimi shqip ka filluar të realizohet në vitin shkollor 1967/68.Në shkollën fillore ,,Zenel Hajdini,, në Banjë të Siarinës vijonin mësimet edhe nxënësit nga Siarina dhe Svirca, por mësimi në gjuhën shqipe kanë filluar të zhvillohet në vitin shkollor 1955/56 në Svircë, kurse në vitin shkollor 1967/68 në Banjë të Siarinës dhe në vitin shkollor 1970/71 në Siarinë.

Në vitin 1947, në Preshevë hapet shkolla e nxënësve në ekonomi (shkollë e zejtarisë).Në vitin 1061, në Preshevë happen paralelet e para të gjmnazit ,,Boro Stankoviq” të Vranjës.Në v.sh 1964/65 këto paralele mvetësohen me merin ,,Zora Socijalizmi”.Ndërsa, në vitin 1968 gjimnazi riemrohet dhe merr emrin ,,Skenderbeu”.Kurse, gjatë periudhës Millosheviqiane, në vitin 1989 gjimnazit i ndërrohet emir dhe emërohet ,,25 Maji” , për t’iu kthyer përsëri emr ,,Skenderbeu” në vitin 2006.Gjimnazi ,,Skenderbeu” hap paralelet e saja në Tërrnoc, në v.sh 1968/69, këtu vepron deri në v.sh 1973/74.Kurse, në v.sh 1974/75 transferohet në Bujanoc dhe verifikohet si shkollë e pavarur gjimnazi “Sezai Surroi”.Kjo shkollë më vonë shndërrohet në shkollë të mesme teknike

dhe emrohet me emrin ,,Mihajlo Pupin”.Prap kjo shkollë shndërrohet në shkollë të përzier dhe i rikthehet emri i mëparshëm ,,Sezai Surroi” që mban edhe sot.

Shkollimi i mesëm për nxënësit shqiptar të komunës së Medvegjës zhvillohej vetem në gjuhën serbe deri në vitin shkollor 1978/79 kur u hapën dy paralele të klasës së parë të arsimit të mesëm, në kuadër të shkollës fillore ,,Zenel Hajdini” në Banjë të Siarinës, si paralele të ndara të shkollës së mesme ,,Nikolla Teslla” të Medvegjës.Ky lloj arsimimi shqip në këtë komunë u ndërpre në vitin shkollor 1987/88 për arsyena të pastërta politike.

Sot në komunën e Preshevës veprojnë 6 shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe, 1 me mësim në gjuhën shqipe dhe serbe dhe 2 shkolla të mesme.Në komunën e Bujanocit veprojnë 5 shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe dhe 1 shkollë e mesme, kurse në Medvegjë vetëm 1 shkollë fillore.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com