600 mijë njerëz të varfër në Zvicër

0
Nga gjendja e mirë ekonomike nuk përfitojnë të gjithë në Zvicër

Sipas Caritas-it, numri i njerëzve të varfër ka mbërritur në 600 mijë. Kjo për shkakun se shumë prej tyre janë prindër të vetëm, për të cilët është e vështirë sigurimi i një vendi të punës dhe përkujdesja për familjen.

Bettina Fredrich nga Caritasi thotë se nga varfëria janë prekur sidomos prindërit që jetojnë të ndarë në Zvicër.

„Nuk luan rol të madh se si zhvillohet ekonomia në vend. Për sa kohë që nuk e kanë zgjidhur problemin e punës, asgjë nuk do të ndryshojë në jetën e tyre“, thotë Fredrich.

Në pyetjen se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh “i varfër” në Zvicër, Fredrich përgjigjet duke thënë se varfëria është një koncept relativ.

„Për Caritasin nënkupton varfërinë nëse dikush nuk mund të marrë pjesë në jetën shoqërore, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër nevojat financiare: njerëzit të cilët konsiderohen të varfër jetojnë mesatarisht për më pak se 30 franga në ditë. Nga kjo ata paguajnë për kujdesin personal, për fëmijët, etj.”, deklaron në një intervistë për SRF Betina Fredrich.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com