5 vërejtje në prag të sulmit në zemër

0

5 vërejtje në prag të sulmit në zemër

Trupi juaj përpiqet t’jua tërheqë vërejtjen në sulmin e ardhshëm në zemër, me javë të tëra, mbase edhe me një apo dy muaj para se t’ju ndodhë.

Fatkeqësisht, në kohën kur trupi na dërgon sinjale mbi rrezikun e ardhshëm, ne më së shpeshti nuk dimë t’i identifikojmë ato sinjale dhe të pengojmë vdekjen apo dëmtimin e zemrës. Ju sjellim 5 simptoma befasuese që tregojnë që me zemrën tuaj diçka nuk është në rregull.

Dhimbja në fyt
Njerëzit shpesh nuk i kushtojnë vëmendje kësaj simptome, sepse ata presin dhimbje më të madhe dramatike, shtangime në gjoks, supe dhe duar. Femrat më së shpeshti as që i ndjejnë simptomat e tilla të sulmit në zemër. Ajo që këtë dhimbje e dallon nga të tjerat është që dhimbja përhapet në anën e majtë të trupit, dorën apo supin e majtë. Nervat nga indi i dëmtuar i zemrës dërgojnë sinjalet e dhimbjes në tru të cilat përmes palcës kurrizore shtrihen në qafë dhe supe. Te një dhimbje e tillë nuk do të ndihmojë as masazhi, akulli apo ngrohja e vendit të dhimbshëm.

Disfunskioni erektil
Hulumtimet kanë treguar që meshkujt problemet me ereksionit fillojnë t’i ndjejnë me muaj apo vite para se të kuptojnë që kanë probleme me zemrën. Arteria mund të ngushtohet ose ngurtësohet, kështu që penisi nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak. Nëse keni probleme me arritjen ose mbajtjen e ereksionit, më së miri do të ishte të shkoni te mjeku. Ekspertët pohojnë që çdo pacient, i cili vjen me disfunskion erektil konsiderohet pacient kardiovaskular, gjithnjë deri sa nuk dëshmohet ndryshe.

Marramendja, dobësia ose frymëmarrja e shkurtuar
Ndoshta do të ndiheni thuajse nuk mund të merrni frymë ose do të ndieni marramendje. Shkaku i këtyre simptomave është arteria e dobësuar e cila nuk mund të qarkullojë shumë oksigjen. Nëse frymëmarrja e vështirësuar është shkaktuar nga sëmundjet e mushkërive, më së shpeshti ndodh gradualisht. Nga ana tjetër, nëse shkaku i frymëmarrjes së vështirësuar është i natyrës kardiovaskulare, ajo do të vijë papritmas, ndonjëherë edhe derisa pushoni.

Të përziera apo thartësirë e stomakut
Në një hulumtim është treguar që femrat dukshëm më vështirë i hetojnë të përzierat dhe çrregullimet tretëse si simptoma të sëmundjes së zemrës. Shkaku kryesor i çrregullimeve tretëse është që arteria e dobësuar redukton qarkullimin e gjakut, ndërsa dhimbjet mund të manifestohen në gjoks, por edhe në bark. Te çrregullimet tretëse dhimbja është e pranishme një kohë të caktuar, dhe më pas intensiteti i saj fillon të dobësohet. Tek sëmundjet e zemrës, dhimbja shfaqet në intervale dhe gjithmonë është përafërsisht me intensitet të lartë.

Dhimbjet e nofullës dhe të veshit
Dhimbja mund të shtrihet deri te veshi, ndërsa ndonjëherë mund të jetë vështirë të përcaktohet se nga cila zonë vjen. Për dallim nga dhimbjet e shkaktuara me dhëmbin që dhemb, përmes çrregullimit të pjesës së nofullës ose infeksionin e veshit, kjo dhimbje mund të përhapet deri te supet dhe duart, veçanërisht në anën e majtë, me ç’rast nuk ndihmon asnjë trajtim. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com