5 mijë funte dënim për shoferin që stërpiki kalimtarët
12:12 | 11 Janar 2018
Një shofer është duke u kërkuar nga policia në Angli pasi me qëllim ka stërpikur një nënë me dy fëmijët e saj. Aktin e shoferit policia e ka quajtur si “të pabesueshëm” dhe është në kërkim të tij për ta dënuar me 5 mijë funte. Sipas policisë, uji i mbledhur skaj rrugës ka mundur të vërehet lehtë nga shoferët, por shoferi i kërkuar me qëllim ka stërpikur tre kalimtarët. Rasti ka ndodhur në Cambridgeshire dhe policia ka kërkuar për dëshmitarë të këtij rasti. “Uji i mbledhur ka mundur të dallohej lehtë dhe atë ditë nuk po binte shi”, ka thënë një zëdhënës i policisë. “Ai me qëllim hyri në ujë dhe i stërpiki tre kalimtarët”, ka thënë ai.

Alba Hoxha