5 euro për të kaluar nëpër Rrugën e Kombit

0

Nëse vitin e ardhshëm do të kalosh në Rrugën e Kombit, në autostradën Durrës-Kukës, duhet të paguash 5 euro tarifë.

auto_Rruga-e-kombit1414613463

Kjo taksë, ndonëse është në fazën e propozimit, ka gjasa të miratohet dhe të impelementohet vitin e ardhshëm.

Shuma prej 5 eurosh për ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, është shumë që mund të përballohet.

“Është relativisht sa 3-4 litra naftë”, tha ministri Edmond Haxhinasto, i ftuar mbrëmjen e 28 tetorit në emisionin ‘Tonight Ilva Tare’ në RTV Ora News.

“Besoj se do të jetë një kosto e përballueshme nëse do të kemi parasysh cilësinë e re që do të ofrohet në rrugë në rastin e realizimit të shërbimeve të mirëmbajtjes”, nënvizoi ai, duke shtuar se tenderi për dhënien me koncension të kësaj rruge do të bëhet brenda këtij viti.

Kjo ministri është në fazën e procesit të përgatitjes së një studimi për taksimin e rrugëve në Shqipëri që e aplikojnë disa vende të rajonit.

“Mendoj se janë mundësitë për të zbatuar këto taksime, flas për rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan. Do të jemi shumë më të qartë pas studimit që përfundon pranverën e vitit që vjen”, tha Haxhinasto.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com