Banorët e Karaqevës thonë se policia kufitare në Karaqevë po rrezikon shumë duke shfrytëzuar rrugët alternative dhe të rrezikshme në vend se të shfrytëzojë rrugët legale dhe ato që janë shfrytëzuar gjithmonë.
policia
Selver Lenjani thotë se policia kufitare po e rrezikojnë edhe jetën e tyre vetëm për të qenë të pranishëm në vijën kufitare.
Policia kufitare shpeshherë detyrohet të bëjë patrullime të rrezikshme në brezin kufitar për shkak se rruga kryesore është e bllokuar dhe nuk lejohet të shfrytëzohet nga ana e KFOR-it me arsyetimin se ende është rrugë kontestuese.

Selver Lenjani përfaqeshe si Karaqevës tha për rajonipress se banorët e kanë parë me shqetësim këtë dukuri. “Vërtet policia kufitare po rrezikojnë shumë sepse ata shpesh bëjnë patrullime të rrezikshme. Kjo është e patolerueshme dhe kërkojmë nga KFOR-i, Skender Hyseni dhe mekanizmat tjerë që policia kufitare ta shfrytëzojë rrugën e Bay Pass”.

Lenjani tha se policia kufitare gjithmonë janë mbështetur nga banorët sepse ata janë përgjegjës për sigurinë tonë në vijën kufitare./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com