47 vjetori i shkollës fillore “Naim Frashëri” Bujanoc

0

Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc sot ka shënuar 47 vjetorin e nismës së paraleles së parë, kjo shkollë mësimet e para i kishte nisur në vitin 1968 me 28 nxënës me mësuesin e parë Gani Alishani.

Naim Frasheri

Po gjatë ditës së sotme është shënuar 43 vjetori i funksionimit si shkollë 8 vjeçare, 38 vjetorin e themelimit të shkollës së re fillore si e pavarur dhe 14 vjetorin e egzistimit të kësaj shkolle me emrin e ri Naim Frashëri, ku edhe sot e kësaj dite këtë emër e mbajn me krenari. Nga viti 1977 e deri në vitin 2001 shkolla e lartpërmendur ka mbajtur emrin “25 Maji” Manifestimi i ditës së shkollës nisi me vënjen e kurorave tek busti i Naim Frashërit dhe më pas u mbajt një minut heshtje për vdekjen e nxënëses Sara Abdyli dhe punëtorin Mirsad Shabani. “Ne sot së bashku me nxënësit, punëtorët dhe prindërit po festojm së bashku ditën e shkollës 25 majin, kjo ditë na kujton edhe ditëlindjen e shkrimtarit tonë të madhë Naim Frashëri” tha para të pranishmëve drejtori i shkollës Hevzi Aliu. Për shënimin e ditës së kësaj shkolle, arsimtarët dhe nxënësit kishin përgatitur recitale të shumta. Pos recitimeve gjatë kësaj dite nxënësit dhe arsimtarët u shpërblyen me mirnjohse për sukseset e arritura në garat komunale dhe rajonale nga lëndët e ndryshme mësimore. Manifestimi me rastin e 25 majit ditës së shkollës u përmbyll me aktivitete miqësore sportive në futboll, volejboll dhe basketboll, në mes nxënësve të shkollës “Naim Frashëri” nga Bujanoci dhe “Sami Frashëri” nga fshati Konçul./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com