47 aksidente brenda një dite, humb jetën një person

0

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 47 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 15 me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit brenda ditës janë gjobitur 1 272 persona.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar, numri total i aksidenteve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka rënë për 13.25 për qind.

Nga 8.073 aksidente në trafik që kanë ndodhur në periudhën janar-qershor 2017, sivjet kanë ndodhur 7.003 aksidente, që do të thotë 1070 aksidente më pak. Ndërsa, krahasuar muajin qershor 2017, ku kanë ndodhur 15 aksidente, në qershor të këtij viti kanë ndodhur pesë aksidente me fatalitet.

Gjithashtu është bërë rritja të hyrave nga gjobat e trafikut për periudhën janar-qershor 2018, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Nga shuma e inkasuar prej 1 milionë e 514 mijë euro, këtë vit janë inkasuar 2 milionë e 860 mijë euro.

Ministria e Punëve të Brendshme, fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të respektojnë rregullat e komunikacionit, sidomos gjatë sezonit veror kur pritet të rritet numri i pjesëmarrësve në komunikacion rrugor.

Ndryshe, që nga muaji i kaluar Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar me zbatimin e nenit 43 të Ligjit për Automjete, i cili kërkon që pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »