4500 cigare i kishte fshehur në rrotën rezervë

0

Doganierët në bashkëpunim me policinë në hyrje të vendkalimit kufitar të Preshevës, kanë zbuluar rreth 4500 cigare të cilat shoferi i kishte fshehur në rrotën rezervë.

Rreth mesnatës në kontrollim doganor kishte ardhë vetura me targa të Bullgarisë me të cilën po udhëtonte 49 vjeçari me shtetësi Bullgare i cili i kishte thënë doganierëve se nuk ka asgjë për të lajmëruar.

Mirëpo, pas kontrollimit të detajuar, në rrotën rezervë kishte tentuar ti fshehë 217 kutija cigaresh “Rothmans” dhe “Rodeo”.

Pasi ishte zbuluar, shoferi kishte thënë se cigaret i kishte blerë për përdorim personal që i kishte blerë në Maqedoni. Malli është ndaluar ndërsa kundër tij është ngritur vepër penale.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »