40 studentë nga Presheva dhe Bujanoci zgjidhin problemin e lejeqëndrimit në Maqedoni

0

Studentët e komunës së Bujanocit dhe të Preshëvs që studiojnë në shtetin e Maqedonisë viteve të fundit janë ballafaqur me problemin e leje qëndrimit. Duke u bazuar në këtë çështje zyrat për të rinjë në Bujanoc dhe Preshevë dhe përkrahjen e këshillit komunal të dy komunave të lartëpërmendura dje kanë vizituar Ambasadën e Maqedonisë në Beograd dhe kanë arritur marrëveshjen për marrjen e leje qëndrimit për afro 40 studentët.

usht_dhe_spb_ja_organizuan_tak_4

Vjollca Aliu koordinatore e Zyrës për të Rinjë në Bujanoc dhe Agon Ajeti nga Zyra për të rinjë në Preshevë dhe 40 studentë nga dy komunat që studjojn në fakukltetet e Maqedonisë dje në mënyrë të organizuar kanë qenë prezent në ambasadën e Maqedonsië në Beograd. Koordinatorët e zyrave për të rinjë Vjiollca Aliu dhe Agon Ajeti thanë se, duke parë sakrificat me të cilat janë ballaqfaquar studentët tanë ne kemi bërë kërkesë ambasadës në fjalë për të i lehtësuar shkuarjen e studentëve në shtetin Maqedonis duke u nisur edhe nga fakti se një vajtje në Maqedoni i kushton shumë, arrtiëm marrëveshjen dhe ambasada pranoi kërkesën dhe 40 studentët dje morrën leje qëndrimin ku në të ardhmën nuk do të kenë më probleme. Ata të cilt me vite janë ballafaquar me problemin e leje qëndrim janë studentët. Gjithashtu një vajtje në Maqedoni i ka kushtuar shumë mirëpo ata dje u shpehën të kënaqur që problemi i leje qëndrimit është zgjidhur. Po ashtu studentët së bashku me koordinatorët e dy zyrave kanë vizituar edhe ambsadën e Shqipërisë në Beograd me ç’rast janë takuar edhe me ambasadorin Ilir Boçka, tha Vjollca Aliu sipas së cilës e kjo vizititë në ambasadën e Shqipërisë dhe takimi me ambasadorin Boçka është bërë me kërkesë të zyrave në fjalë./Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com