40 kosovarë bllokohen në Meksikë, kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës

0

40 shqiptarë nga Kosova, i’a kanë mësyrë Amerikës në kërkim të një jete më të mirë.

hungari_7892Por derisa janë përpjekur për të kaluar ilegalisht kufirin e Meksikës, ata janë gjuajtur me armë nga policia amerikane, ku dy prej tyre janë plagosur, ka bërë të ditur për ‘Zërin’, kosovari Durim Zeqiri, pjesë e këtij grupi, transmeton zeri.info.

Zeqiri ka njoftuar gazetën Zëri, përmes së cilës bën apel tek autoritetet kosovare që të ndihmojnë kosovarët që kanë mbetur në Meksikë, në pamundësi tani edhe për t’u kthyer në Kosovë, pasi shumica prej tyre i kanë shpenzuar edhe paratë në përpjekje për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Fillimisht kemi provu 5 veta prej nesh me kalu kufiriin e Meksikës për me dal në Amerikë. Përveq që na kanë ndjek policia amerikane na kanë gjuajt edhe me armë. Dy prej grupit janë në gjendje shumë të rëndë”, thotë Zeqiri për Zëri, ndërsa apelon tek autoritetet kosovare që të kontaktojnë me autoritetet në Meksikë dhe të bëjnë një zgjidhje për t’i ndihmuar.

Si rrjedhojë, 40 kosovarët të gjithë të rinjë, 26 deri 33 vjet, kanë mbetur të shpërndarë nëpër Meksikë, kanë humbur edhe kontaktin me njëri tjetrin, tregon Zeqiri.

”Jemi shpërnda, na ka hup lidhja me njëri tjetrin, jemi munduar me hy në Amerikë prej shumë pjesëve të kufirit të Meksikës por nuk kemi arritur”, shton më tej Zeqiri.

Si përfundim kosovarët janë lajmëruar në policinë e Meksikës, por ajo i ka dëbuar, duke mos i pranuar që të flasë me ta.

“Jemi në hall, na duhet ndihmë prej qeverisë Kosovës, të na bajnë qare, se shumë keq kemi mbet”, shprehet ai.

Vet Zeqiri ka gjet strehim tek një shqiptarë i Shqipërisë që jeton në Colima të Meksikës, shkruan Zëri.

Thotë se është mirë me shëndet, por të tjerët nga grupi i tij thotë se janë shumë keq, disa kanë mbetur krejt pa pare, e madje disa kanë gjetur strehim tek disa lagje të rrezikshme, ku jetojnë dilerë të drogës.

“Disa të grupit janë strehuar në Tijuana, në lagje të drogës, janë strehu tek një meksikan diler i drogës. Në kijamet jemi”, shton Zeqiri.

40 kosovarët që së bashku para disa jave janë nisur nga Kosova, fillimisht kanë arritur në Ekuador. Secili prej tyre ka paguar vetëm për vizë nga 4 mijë euro, duke i’a shtuar më pas edhe shuma të tjera për biletat e avionit.

Vizat për në Ekuador, thotë se i’u ka mundësuar një shqiptar që jeton në Hollandë.

2 javë janë detyruar që të qëndrojnë në Ekuador, ku më pas secili prej tyre ka paguar nga 10 mijë dollarë për t’i dërguar nga Ekuadori në Meksikë, transmeton Zëri.

Tani ka 5 ditë që 40 kosovarë, prej tyre 20 nga Drenasi, 10 nga Peja dhe 10 nga Mitrovica, gjenden të ngujuar në Meksikë.

Zeqiri thotë se disa prej tyre kanë pasur në plan të shkojnë në Kanada, e disa në Amerikë, ku shumë prej tyre kanë edhe familjarë atje që po i presin.

Zeqiri lut qeverinë e Kosovës që të bëj një zgjidhje, që të kontaktoj autoritetet në Meksikë, dhe të u tregojnë atyre se ku të drejtohen.

“Shumë keq jemi, në hall të madh jemi, bani diçka, tregonani se ku me u drejtu në Meksikë se marum krejt”, apelon Zeqiri./Zëri/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com