4 pyetjet që duhet t’u bëni fëmijëve çdo natë para se të flenë
12:50 | 19 Shkurt 2019

Gjeni kohёn pёr ta pyetur pёr katёr gjёra rreth ditёs.

Pёrgjigjet do tё zbulojnё shumё rreth personalitetit, marrёdhёnies qё ka me tё tjerёt, por edhe për ndjesitë që ka nisur të ketë në lidhje me të tjerët.

Çfarë të pëlqeu më shumë sot?

Kjo pyetje e ndihmon fёmijёn tё pёrqёndrojё disa nga momentet mё tё bukura tё ditёs dhe t’jua pёrshkruajё ato. Kёshtu do tё flerё duke pasur nё mendje mendime pozitive.

Cili ishte momenti që nuk të pëlqeu shumë?

Nga kjo pёrgjigje, mund tё kuptoni se çfarё e shqetёson fёmijёn tuaj. Gjithashtu edhe nёse gjatё ditёs ai ёshtё ndier keq. Ёshtё mirё t’u shpjegoni atyre se njё ditё nuk mund tё jetё asnjёherё perfekte, por ka momente nga mё tё ndryshmet. Gjithashtu, mund t’i lehtёsoni duke u thёnё se e nesёrmja mund tё fshehё vetёm surpriza pozitive pёr ta. Kjo e fundit, madje, duhet tё kthehet edhe nё njё moto tё pёrditshme.

Çfarё tё shqetёsoi sot?

Kjo pyetje i bën ata tё kuptojnё se ju jeni personi mё i afёrt ku ata mund tё tregojnё pёr shqetёsimet qё kanё. Qёndroni pranё tyre pёr tё dёgjuar, jo pёr tё kritikuar e pёr tё bёrtitur. Bёjeni fёmijёn tё ndihet i sigurt, nё mёnyrё qё tё krijojё besim dhe tё mos ketё frikё tё flasё para jush.

E ndihmove mёsuesen, po shokët e klasës?

Solidariteti, empatia dhe dashuria janё tri vlera qё fёmijёt duhet t’i mёsojnё qё nё moshё tё vogёl. Tё japёsh nuk ёshtё gjё e keqe, ndaj edhe fёmijёt duhet tё mёsojnё qё herёt se duhet tё ndihmojnё e tё bashkёpunojnё nё grup. Dhe vendi mё i mirё pёr tё mёsuar diçka tё tillё ёshtё shkolla.

Pёrgjigjet e tyre do ju bёjnё tё kuptoni shumё gjёra rreth tyre, si dhe rreth pёrditshmёrisё. Gjёra qё e shqetёsojnё dhe gjёra qё i pёlqejnё. Gjithashtu, pёrgjigjet mund tё ngjallin edhe pyetje tё tjera, pёrmes sё cilave mund tё flisni me fёmijёn tuaj pёr koncepte tё ndryshme si dhuna, kёrcёnimi, vlera, shoqёria, mimika e tё qenit ndryshe.

Kejvina Kthella