4 përbërës natyralë që trajtojnë kockat e dala në këmbë

0

Shumë njerëz mund të vuajnë nga deformimet e kockave dhe pse ndoshta më pak problematikja mund të jetë gunga e këmbës kjo gjë nuk e bën atë më pak të bezdisshme.

Shumë femra nuk mund të veshin këpucët e tyre të preferuara vetëm prej kësaj kocke të deformuar. Ka disa arsye përse shfaqet ky deformim e nëse nuk e keni gjenetike, zhvillohet si një efekt anësor i artritit. Megjithatë, gratë janë veçanërisht më të rrezikuara për shkak të këpucëve me taka që ushtrojnë presion dhe i japin këmbës një formë të panatyrshme.

Kjo gungë mund të ndryshojë rendin e kockave në këmbë e mjekët shpesh rekomandojnë kirurgji për të rregulluar këtë problem . Living ka përmbledhur disa mënyra natyrore si mund të trajtoni këtë problem.

1. Piper i Kuq

Piperi i kuq nuk do të zhdukë këtë kockë të dalë , por do të lehtësojë dhimbjet që ajo shkakton.

2. Kripa Epsom

Magnezi i gjetur në kripën Epsom jo vetëm që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, por gjithashtu redukton ënjtjen. 20-minuta zhytje në ujë të nxehtë me një filxhan kripë Epsom mund të ndihmojë në përkeqësimin e simptomave që lidhen me këtë problem.

3.Vaj ulliri ose vaj kastori

Përbërësit anti-inflamator të këtyre vajrave lehtësojnë dhimbjen dhe zvogëlojnë enjtjen. Ajo që duhet të bëni është të ngrohni pak vaj dhe ta masazhoni për 15 minuta. Ky process do të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe do të shpërndajë kalciumin e grumbulluar në atë gungë.

4.Akull

Trajtojeni këtë gungë me akull sikur trajtoni çdo enjtje tjetër. Vendoseni atë direkt në kockën e deformuar për rreth 10 minuta. Përsëriteni këtë procedurë disa herë në ditë për të reduktuar ënjtje dhe lehtësuar dhimbjet.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com