Maradona grushtohet në Dubrovnik (Video)

0

Maradona grushtohet në Dubrovnik (Video)

Një nga lojtarët më të famshëm të të gjitha kohërave, Diego Maradona, pas daljes nga një klub i natës në Dubrovnik është përfshirë në një rrahje. Madje, është dashur të ndërhyjë edhe policia.

Edhe pse videoja nuk është e cilësisë shumë të mirë, mund të dallohet një turmë ku dëgjohen britma në gjuhën spanjolle, transmeton Telegrafi.

Ish-reprezentuesi 53-vjeçar, shihet duke u grushtuar me disa persona jashtë klubit të natës, ku është dashur që të intervenoj policia dhe ka arritur të qetësoj palët e përfshira në këtë rrahje.

Ndërsa, pas ‘qetësimit të gjakrave’ nuk është bërë e ditur arsyeja pse erdhi deri tek kjo rrahje, dhe për rrjedhjen e situatës së mëtejshme, përveç se në lidhje me këtë incident është marrë në pyetje nga ana e autoriteteve policore legjenda argjentinase, Maradona.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com