3 recetat e gruas 70-vjeçare, ia mbajnë duart në formë sikur t’i kishte 30 vjet
22:15 | 03 Dhjetor 2018

Kjo ndodh për shkak se lëkura në duart tona është shumë e hollë dhe e ndjeshme, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, një grua 70-vjeçare duket se ka një zgjidhje për këtë problem, e cila po pretendon ta mbajë lëkurën e duarve në formë nëpërmjet 3 recetave të ndryshme.

Ndiqini ato më poshtë:

Vezët – Sipas ekspertëve, ato na ofrojnë elasticitet. Kombinoni 1 lugë gjelle mjaltë dhe të bardhë të vezëve. Aplikoni këtë përzierje më pas në duart tuaja. Lëreni të thahet. Përdorni shumë sapun më pas për ta shpëlarë atë.

Patatet – Ky ushqim i zbut duart tona. Vlojini ato në një tenxhere me madhësi mesatare. Qulloni më pas me 2 lugë vaj ulliri, pak mjaltë, si dhe qumësht. Mbajeni përzierjen në frigorifer. Aplikojeni atë në duart tuaja 3 herë çdo ditë dhe lejeni të qëndrojë për 15 minuta. Pastrojeni më pas me sapun dhe ujë.

Limon dhe sheqer – Kombinoni 2 lugë sheqer me ½-ën e një limoni. Përdoreni atë si një tonifikues. Më pas, eliminojeni atë me sapun dhe ujë. /Lajmi.net/

Kristin Prengaj