24-vjeçari që u hodh mbrëmë nga ndërtesa në Mitrovicë, ky është lajmi i fundit
16:03 | 21 Qershor 2018

Një 24-vjeçar vdiq pasi të mërkurën rreth orës 23:00 u hodh nga kati i gjashtë i një ndërtese në Mitrovicë.

Burime të Gazetës Metro, brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se viktima është nga Shqipëria. Ai banonte me qira në ndërtesën nga ku u hodh, dhe ra në tarracën e lokalit “Zippo”.

Edhe pse në vendngjarje kishte dalë Ambulanca, dhe viktima ishte transportuar për në spital, raportohet se ai kishte vdekur në vend.

Françeska Jaçe
S