23-vjeçarja vdes për një foto mbi shkëmb

0

Një studente 23-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga mbi 60 metra lartësi në një shkëmb, teksa u hodh në ajër për të bërë një fotografi.

Hyewon Kim udhëtoi në shkëmbinjtë e Seven Sisters në East Sussex të Britanisë dhe i kërkoi një personi t’i bënte një foto.

“Daily Mail” shkruan se në momentin kur ajo kërceu në ajër për të bërë fotografinë, humbi këmbët e saj dhe ra në 60 metra duke gjetur vdekjen.

Studentja ishte nga Koreja e Jugut dhe ishte në Mbretërinë e Bashkuara për të studiuar anglisht.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com