21 të arrestuar për korrupsion në Kroaci

0

Policia e Dubrovnikut ka arrestuar 21 persona për korrupsion, në mesin e tyre 19 policë.

policia kroate

Drejtori i policisë së qytetit bregdetar Tonqi Radibratoviq ka thënë për gazetarë se kryesisht bëhet fjalë për vepra penale të keqpërdorim të detyrës.

Ai megjithatë ka thënë se nuk mund të flasë për detajet e aksionit i quajtur “Kukol” sepse është fjala për vepra penale që udhëhiqen nga zyra për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Televizioni shtetëror kroat ka bërë të ditur se në aksion hetimet e të cilit kanë zgjatuar me muaj, kanë marrë pjesë rreth 100 policë, përcjell kp.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com