200 milionë euro për Cristiano Ronaldon

0

 

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka marrë një ofertë të majme nga Superliga e Kinës.

Një skuadër nga Superliga e Kinës e ka dridhur kampionin e ri të Evropës, Real Madridin.

Kjo skuadër kineze, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka bërë gati ofertë prej 200 milionë euro për transferimin e portugezit, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Madje thuhet se klub kinez është i gatshëm t’i ofrojë Ronaldos edhe rrogë prej 120 milionë euro në sezon, përcjell Express.

Kurse, reprezentuesi i Portugalisë nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Santiago Bernabeu.

“Gjithçka është e mundur”, ka thënë portugezi në lidhje me largimi nga klubi. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Ronaldos dhe Realit karshi kësaj mega oferte.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com