20 vjeçari shqiptar theret për vdekje në Shkup

0

Rreth orës 20:00 në afërsi të një restoranti në Çair të Shkupit ka ndodhur një incident i rëndë, ku sipas informacioneve të para, 20 vjeçari i godituri me thikë ka ndërruar jetë.

thika

Pas një zënke mes dy grupeve të rinjsh shqiptarë, njëri prej tyre i armatosur me thikë godet në afërsi të zemrës 20 vjeçarin nga Shkupi. Gazetari i Zhurnal nga terreni raporton se bëhet fjalë për një djalosh te ri shqiptar, i cili ka marrë një goditje me thikë pas një zënke verbale.

Pas incidentit menjëherë i riu shqiptar është dërguar në spitalin shtetëror në Shkup, por as pas intervenimit të mjekëve ishte e pamundur mbajtja në jetë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, krim-teknika dhe prokurori publik, të cilët mbledhin dëshmitë për të zbardhur vrasjen makabre. Agjencia raporton se në vendin e vrasjes janë mbledhur një numër i madh i njerëzve dhe qytetarëve, të cilët janë të shokuar nga tragjedia e sotme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com