20 vjeçari kanos me automatik pronarin e një lokali, në ndihmë i vijnë i ati dhe kushërinjtë

0

kallashi

Pronari i një lokali në fshatin Bushnesh të Krujës është kanosur me armë pas një konflikti të çastit me katër persona me lidhje gjaku.

Policia thotë se ngjarja është shënuar mbrëmjen e 11 Marsit 2016 dhe autorë të dyshuar janë Ronald Alushi, 20 vjeç babai i tij dhe dy kushërinjtë.  Sipas uniformave blu të Policisë së Durrësit, Rolandi në bashkëpunim me babain e tij dhe dy kushërinjtë, ka kanosur me armë zjarri automatik, duke gjuajtur në ajër në afërsi të lokalit të shtetasit H.K. 47 vjeç edhe ky banues i këtij fshati.

Policia ka arrestuar Roland Alushin në afërsi të banesës, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve, A.Alushi 50 vjeç, babai i autorit; A.Alushi 23 vjeç dhe F.Alushi 27 vjeç, 2 kushërinjtë e autorit.  Në banesë të 20 vjeçarit u sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, kalibri 7.62 mm; një krëhër me 10 fishekë; një automjet tip Fiat me targa CD 439 AX.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com