20 minuta ecje apo joga, rinojnë trurin tuaj!
15:52 | 02 Qershor 2018

Për të mbrojtur të menduarit stërvitja duhet të jetë mbi afat të gjatë – të paktën 52 orë gjatë një periudhe prej rreth gjashtë muaj ose dy orë në javë, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, kjo sasi relativisht e vogël e aktivitetit fizik nxit të menduarit – pavarësisht se çfarë është, thonë shkencëtarët.

Një studim i Universitetit të Miamit prej më shumë se 11,000 pjesëmarrësve zbuloi se një rutinë ushtrimi e butë i ndihmonte njerëzit të qëndronin të mprehta dhe të kryenin detyrat mendore më shpejt dhe në mënyrë efektive.

Alesia Bami