2 Vjetori dhe Kuvendi zgjedhor i Unionit Studentor të Luginës së Prshevës në në Maqedoni
14:57 | 03 Mars 2016

Më datë 01.03.2015 , me rastin e dy vjetorit të themelimit dhe funksionimit të Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoni, u mbajt mbledhja e Kuvendit te Dytë të USLPM-së në Shkup, në lokalet e shoqatës “Vizion – M”. unioni studentor Me këtë rast u shtjelluan pikat e parapara për rend dite si: raport mbi progresin e Unionit, shqyrtim dhe zgjedhje të reja në organe të shoqatës, si dhe ndarja e mirënjohjeve për të gjitha organizatat joqeveritare, mediumeve dhe çdo institucioni tjetër që e ka përkrahur unionin për dy vite. Të pranishëm ishin mysafirë, studentë nga Lugina që studiojnë në R. e Maqedonisë, (studentë nga Shkupi, Kumanova,e Tetova), themelues, kuvendarë e aktivistë të Unionit. Ngjarjen e përshëndeti kryeredaktori i revistës ‘’ Shenja’’ z. Latif Mustafa. Kryesia e re e zgjedhur nga ky kuvend,që do të gëzojë mandat dyvjeçarë përbëhet nga : Shaha Hyseni – kryetare e Unionit, Fitim Arifi dhe Vigan Ibrahimi – Nënkryetarë. Pas përfundimit të mbledhjes, për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej rasti. Unioni Lugines
Françeska Jaçe