2 gjëra që tregojnë se telefoni është duke ju bërë ‘budalla’

0

2 gjëra që tregojnë se telefoni është duke ju bërë ‘budalla’.

Kur dilni në rrugë do shikoni njerëz që shikojnë telefonin shumicën e kohë. Disa shkruajnë mesazhe, disa përdorin mediat sociale, disa lexojnë ndonjë lajm…e rëndësishme është që në mesin e 10 personave, ju gjithmonë do të shikoni se 9 nga ta janë duke përdorë telefon, transmeton portali arbresh.info

Studimet e fundit theksojnë se përdorimi i shpeshtë i telefonit, nuk është një gjë e duhur, sepse sipas tyre redukton kapacitetin e njohjes.

Së fundmi, studimi i kryer ga Shkolla e Biznesit McCombs në Universitetin e Teksasit në Austin njoftoi se kapaciteti ynë njohës është zvogëluar ndjeshëm për shkak të përdorimit të shpeshtë të telefonave të mençur.

Një një eksprimet të kryer në këtë studim, pjesëmarrësve u është kërkuar të marrin një sërë testesh kompjuterike që kërkonin shkallë të lartë koncentrimi. Hulumtuesit gjetën se Studiuesit kërkuan të matin kapacitetin njohës të pjesëmarrësve – me fjalë të tjera, aftësinë e trurit për të mbajtur dhe përpunuar të dhënat në çdo kohë të caktuar.

Ata gjetën se shumica e përsonave që morrën pjesë në këtë ekspriment nuk ia dolën me sukses që të mbanin mend detyrat e tyre.

“Ne shohim një prirje lineare që sugjeron që ndërsa telefoni i mençur bëhet më i dukshëm, kapaciteti njohës i pjesëmarrësve zvogëlohet,” ka thënë autori i studimit, Adrian Ward.

“Mendja e njeriut është e ndërgjegjshme dhe nuk mendon për telefonin tuaj, por ky proces, procesi i kërkimeve në telefon, kufizon burimet e njohjes. Është një shpërlarje truri”, shtoi ai.

Një hap larg telefonit është këshilla që studiuesit japin për gjeneratat e reja. Ata shtojnë se njerëzit duhet të jenë të prirur të kenë durimin e dëgjimit nëpër takime, të jenë të relaksuar nëpër pushime dhe të forcojë mendjen për të bërë kërkimet e saj.

Sipas tyre, përdorimi i telefonit gjatë një periudhe të gjatë kohore, zbeh edhe entuziazmin për të kërkuar gjëra reale dhe vret kurreshtjen për të prekur gjërat që na rrethojnë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com