1997: Kur Leka Zogu nxiti vëllavrasjen në Shqipëri (Video-Pamje të rënda)

0

Në prill të vitit 1997, teksa Shqipëria gjendej e zhytur në kaos për shkak të shembjes së firmave priamidale, Leka Zogu mbërriti në Tiranë.

Mbreti

Ai morri pjesë në fushatën elektorale për zgjedhjen e formës së regjimit nëse Shqipëria duhet të ishte Monarki apo Republikë.

Në këto zgjedhje monarkia mori 36 për qind të votave gjë që u nuk u pranua nga Leka Zogu duke e quajtur rezultatin si të manipuluar nga KQZ-ja.

Nisur nga kjo, tri ditë pas zgjedhjeve, Partia e Legalitetit e Zogut, organizoi një miting-protestë, ku simpatizantët e saj, bashkë me Leka Zogun, marshuan drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku pati edhe konfrontime me policinë.

Vet Leka Zogu doli i armatosur qendrës së Tiranës dhe në uniformë ushtarake.

Në këtë video shihet një i ri i plagosur për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Pak ditë më pas, u hap një proces hetimor ndaj Leka Zogu, por më vonë ai përfitoi një amnisti falë së cilës e gjithë familja Zogu mundi të kthehej në atdhe, në qershor të vitit 2002.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com