1900 të vdekur deri më tani nga tërmeti në Nepal (Foto)

0

Në 1900 ka arritur numri i të vdekurve nga Tërmeti shkatërrues që preku Nepalin. Kjo është shifra e fundit që po e dhënë mediat ndërkombëtare.

auto_nepal1430033770

Kryeqyteti i Nepalit konsiderohet si vendi që ka pësuar më së shumti nga ky tërmet i dy ditëve më parë, e pas tij vijnë Bhaktapur, Sindhupalchowk, Rasuwa e Lalitpur.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, ka bërë të ditur se rreth 4,6 milionë njerëz në rajon u ekspozuan ndaj lëkundjeve nga tërmeti në Nepal, ndërsa vetëm në Nepal janë prekur 30 rajone, nga gjithsej 75 sa ka ky shtet.

Tërmeti, i pari që konsiderohet të jetë me magnitudë 7.9 të shkallës Rihter, dhe i dyti 6.6 ka shkaktuar lëkundje dhe viktima edhe në Tibet, Indi dhe Bangladesh. /KosovaPress/

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com