16 vjet nga Marrëveshja Paqësore e Konçulit

0

Qofshin të mallkuar ata që e penguan implementimin e Marrëveshjes së Konçulit, ka thën Jonuz Musliu kryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve.
Lideri nacional i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, duke komentuar ditën e firmosjes së Marrëveshjes Paqësore të Konçulit të 20 majit 2001, kujton atë ngjarje të rëndësishme, kur pushuan armët për t’i hapur rrugë proceseve paqësore politike për zgjidhje e problemeve ë Luginën e Preshevës.
“Por edhe pas kaq vitesh, çështja shqiptare në Luginën të Preshevës, vazhdon të jetë e rëndë dhe me përkeqësime të mëtejme. Përfundimi i proceseve luftarake dhe Marrëveshja Paqësore të Konçulit, nuk solli demilitarizimin e rajonit, kompenzimin e dëmeve të luftës, kthimin e qëndrueshëm të të zhvendosurve, integrimin proporcional të shqiptarëve në strukturat politike, ekonomike dhe civile të vendit, por përkundrazi po bënë spastrim etik të shqiptarëve, duke i shlyer nga evidenca e gjendjes civile dhe po i diskriminon mbi baza nacionale”, shprehet i mllefosur z. Musliu.
Marrëveshja e munguar paqësore po i diskriminon shqiptarët edhe më tej nga regjimi aktual i Beogradit në të gjitha fushat e veprimtarisë jetësore.
– Një nga parimet e Marrëveshjes ështëqë: shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë të drejtën Universale që të VETËMBROHEN. Pastaj, konsideroj që: duke u vënë në ndjekje të ushtarëve çlirimtarë shqiptarë, qeveria e Serbisë e ka shqelmuar “Marrëveshjen e Konçulit”, ajo, tani e tutje e ka humbur efikasitetin e saj, edhe për ata që dikur e besonin verbërisht! Tani, për ne shqiptarët, si kurdoherë, duhet të vlejë veç e drejta e VETËMBROTJES”, thotë z. Musliu.
Në shmangien e diskriminimit të të gjitha formave, është e domosdoshme kyçja e Bashkësisë ndërkombëtare në formatin OSBE, Ambasada SHBA, Ambasada e Britanisë së Madhe, Ambasada e Gjermanisë, dhe ambasadat e tjera të akredituara në Beograd, thuhet në mesazhin e kryetrait të KKSH, në ditë e kujtimit të Marrëveshjes Paqësore të Konçulit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com