16 data skadence që duhet t’i dini

0

16 data skadence që duhet t’i dini Temperaturat e larta ndikojnë edhe në cilësinë e ushqimeve.

foto (1)

Kur blejmë në dyqane produkte të ndryshme, sigurisht që shohim edhe skadencën, por janë disa ushqime të përditshme tonat, për të cilat duhet të dimë se kur skadojnë, pasi nuk mund të jenë të shënuara në etiketa.

Ja disa prej tyre, sipas revistës Time:

Birra
E pahapur: 4 muaj

Çokollata: Një vit nga data e prodhimit

Soda dietike dhe pijet e tjera në shishe plastike
Të pahapura: 3 muaj nga data e prodhimit
Të hapura: Nuk prishen, por u ikën shija

Makaronat: 12 muaj

Perimet e ngrira
Të pahapura: 18-24 muaj
Të hapura: Një muaj

Mjalti: Nuk prishet kurrë

Ketchup
Të pahapura: 1 vit (pas kësaj periudhe i zbehet ngjyra, por produkti është i sigurtë për t’u përdorur)
Të hapura: 4-6 muaj (pas kësaj periudhe i ndryshon ngjyra dhe shija, por produkti është i sigurtë për t’u përdorur)

Majoneza
Të pahapura: Nuk prishet kurrë
I hapur: 2-3 muaj (pas kësaj periudhe mund të ndryshojë shija dhe ngjyra, por është i sigurtë për t’u përdorur)

Mustarda: 2 vjet (pas kësaj periudhe mund të ndryshojë shija dhe ngjyra, por është i sigurtë për tu përdorur)

Vaji i ullirit: 2 vjet nga dita e prodhimit, pas kësaj date mund të ndryshojë ngjyra ose shija, por është i sigurtë për përdorim.

Gjalp kikiriku natyral: 9 muaj
Gjalp kikiriku i përpunuar
Të pahapura: 2 vjet
Të hapura: 6 muaj, por pas tre muajsh duhet ta vendosni në frigorifer.

Turshitë
Të pahapura: 18 muaj
Të hapura: Nuk ka të dhëna zyrtare, por hidhini nëse zbuten

Orizi i bardhë: 2 vjet nga data e paketimit

Uthulla: 42 muaj

Vera e bardhë dhe e kuqe
Të pahapura: 3 vjet nga data e cilësisë, 22-100 vjet për verërat e mira
Të hapura: 1 javë nëse mbahet në frigorifer.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com