145 vjeçari: Jam gati të vdes, e kam përgatitur varrin që në 1992 (Foto)
15:04 | 29 Gusht 2016

1

Mbah Gotho mendohet se është njeriu më i vjetër në botë. Ai pretendon se është plot 145 vjeç. Indioneziani ka lindur në vitin e largët, 1870. Ai ka parë t’i vdesin 10 vëllezërit dhe motrat e tij, si dhe katër gratë që ka pasur, e fundit prej të cilave në vitin 1988. Gotho thotë se është gati për të vdekur, por kjo nuk po ndodh. Duke folur për mediat vendase, ai tha se e ka bërë gati varrin që në vitin 1992. “Ajo që unë dua, është të vdes para nipërve të mi”, thotë ai. Por, duket se vdekja e ka harruar Gothon.

1 2 3 4

Aurela Hoxha