14 vjet burg për “tezen e kokainës”
10:12 | 01 Dhjetor 2015

​14 vjet burg për “tezen e kokainës”Valentina Tufa, e cila njihet ndryshe si “Tezja e Kokainës”, është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë pas akuzës për vepër penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Tufa ka qenë bashkëpunëtore me Gëzim Çelën i cili aktualisht ndodhet në arrati për trafik ndërkombëtar të drogës, nga Amerika Latine në drejtim të Kosovës, Shqipërisë dhe më tej në vendet e Evropës. Sipas hetimeve Gëzim Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e SHBA, për të trafikuar lëndë narkotike “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Evropian”. Sipas ligjit ajo do të ekstradohet në Shqipëri pas mbarimit të dënimit në Kosovë.
Rashel Kolaneci