12 vjecarët në Kosovë përdorin marihuanë

0

Çdo ditë e më shumë po rritet numri i përdoruesve të drogës. Ajo që është më shqetësuese, është se janë kryesisht moshat e reja, ata që i’a mësyjnë kësaj rruge.

Në qendrën Mediko-Psikoterapike “Labyrinth” e cila merret me parandalimin e abuzimit të drogave, janë të regjistruar më shumë se 1200 pacient si përdorues aktiv të drogave në Kosovë.

Zyrtarë të kësaj qendre theksojnë se pacientët që shkojnë për kurim në atë qendër janë përdorues të mëdhenj të marihuanës si lloji më i theksuar i drogës në Kosovë.

Është shqetësuese mosha e përdorimit të drogave nga të rinjtë. Zyrtarë të “Labyrinth” theksojnë se mosha aktive e përdoruesve të marihuanës është në kufirin më të ulët 12-13 vjeç.

Nga ana tjetër, edhe institucionet e vendit janë ato që jo shumë shpesh kanë bërë ndonjë fushatë vetëdijësuese për mos përdorimin e substancave narkotike, marrë parasysh që dita-ditës numri i përdoruesve aktiv po shënon rritje. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com