110 kilogramë drogë në banesë, arrestohet 56 vjeçari

0

Policia e Tepelenës ka arrestuar sot, një person të shpallur në kërkim për drogë dhe armë. Burime policore bëjnë të ditur, se në pranga ka rënë shtetasi Myslym Sela, 56 vjeç, banues në këtë qytet.

Police

Mësohet, se pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, në lagjen “Sela” të fshatit Luftinjë në Tepelenë është gjetur një sasi lënde narkotike prej 110 kilogramë, si dhe një armë automatik kallashnikov model 56.

Gjithashtu, uniformat blu sekuestruan armën dhe lëndën narkotike, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprat penale, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”./Shekulli/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com