10 vjet burg për kontrabanduesit me migrantë

0

10 vjet burg për kontrabanduesit me migrantë

Agron Berisha e Nagip Mehmeti janë dënuar me nga 4 vjet burg për trafikim me migrantë, ndërsa Liridona e Diturie Shala me nga një vit për ndihmë në kontrabandim.

Dënimet ndaj këtyre katër personave u shqiptuan sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kjo gjykatë të të akuzuarve Mehmeti dhe Berisha ua dha edhe dënimin me gjobë nga 500 euro.

Prokuroria i akuzonte Agron Berishën dhe Nagip Mehmetin se duke vepruar në grup me Diturie dhe Liridona Shalën kanë sjellë disa shtetas turq në Kosovë, ndërsa destinacioni final për ta ishin vendet evropiane perëndimore.

Pas shpalljes së aktgjykimit avokatët e të akuzuarve kundërshtuan atë.

Emrush Kastrati, avokati i Agron Berishës, tha se ka pasur stërzgjatje në këtë proces.

“Ka pasur pengesa në mbarëvajtjen e rregullt të procedurës gjyqësore për shkak të ndërrimit të trupave gjykuese dhe ka pasur shtyrje të paarsyeshme për mendimin tim,” tha Kastrati.

Ai nuk ishte i kënaqur me vendimin e gjykatës.

“Epilogu i gjykatës që e shpalli fajtor dhe e dënoi me katër vjet burgim klientin tim për kontrabandim me migrantë konsideroj se nuk është vërtetuar, sepse i mbrojturi im ka kryer vetëm shërbimin e taksistit dhe nuk e ka ditur se çfarë po ndodh dhe nuk e ka ditur se dikush po kontrabandohet dhe personat kanë hyrë në aeroport në mënyrë legale,” tha Kastrati.

I pakënaqur me aktgjykimin dënues të gjykatës ishte edhe Isa Salihu, avokati i Diturie Shalës.

“Sigurisht se do të bëjmë ankesë ndaj këtij aktgjykimi pasi që konsiderojmë se nuk ka pasur prova për ta shpallur fajtor të mbrojturën time,” tha Salihu.

Agron Berishës e Nagip Mehmetit gjykata ua ndërpreu paraburgimin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com